Jakup Krasniqi “thumbon” Hashim Thaçin për deklaratën e Pavarësisë: Kërkuesit e lavdisë mund t’i mbuloi turpi i historisë

Kosova

Jakup Krasniqi “thumbon” Hashim Thaçin për deklaratën e Pavarësisë: Kërkuesit e lavdisë mund t’i mbuloi turpi i historisë

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 16 shkurt 2018 Në ora: 16:37
Jakup Krasniqi

Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës më 17 Shkurt 2008 e lexoi Hashim Thaçi në atë kohë kryeministër. Mirëpo sot e asaj dite ende vazhdon enigma se kush do të duhej ta lexonte deklaratën e pavarësisë në atë kohë ,kryeparlamentari i cili ishte Jakup Krasniqi, apo presidenti që vinte nga Lidhja Demokratike e Kosovës e që ishte Fatmir Sejdiu

Lidhur me këtë, Jakup Krasniqi në një intervistë ekskluzive për “Bota sot” ka thënë se leximi i deklaratës nuk ishte vepër madhore që mund të personalizohet.

Image
Jakup Krasniqi

“Për ketë pyetje jam përgjigjur disa herë. Për mua që kisha dekada në organizimin politik, leximin e Deklaratës as e kam parë e as e shoh si ndonjë vepër madhore, se ai akt më se paku mund të personalizohet, por edhe kur personalizohet, ai është shenjë i një primitivizmi aziatik. Tjetër, për mua dhe për shumë kënd në Republikën e Kosovës, në Shqipëri e kudo ku kishte e ka shqiptar, ishte e rëndësishme rruga që solli deri aty dhe formalizmi i saj përmes një votimi në Kuvendin e Kosovës. Asnjë individ, e më se paku rrahagjokset primitiv e shpirtngushtë mund të bëhen pronarë të pavarësisë. Pronar i pavarësisë dhe i sovranitetit të shtetit është populli shqiptar i Kosovës dhe qytetarët e saj. Nëse duhet marrë për ketë pavarësi, atëherë, një rol të veçantë, mbase edhe kryesor e kishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës e veçmas, Flijimi Biblik i Jasharëve të Prekazit në krye me Adem Legjendarin. Vetëm aty gjendet lavdia është e pa kërkuar. Lavdia nuk u shkon atyre që e kërkojnë. Lodhen kot! Kërkuesit e lavdisë, mund t’i mbuloi, turpi i historisë” ka thënë Krasniqi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat