Ismaili takon ministren sllovene Kolar Celarc, marrëveshje për bashkëpunim në shëndetësi

Kosova

Ismaili takon ministren sllovene Kolar Celarc, marrëveshje për bashkëpunim në shëndetësi

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 16:12
Pamje nga takimi

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Uran Ismaili, gjatë vizitës zyrtare në Slloveni, ka zhvilluar edhe një takim me ministren e Shëndetësisë së Sllovenisë, Milojka Kolar Celarc.

Në këtë takim, ministri Ismaili e ka njoftuar ministren Kolar Celarc me punën dhe reformat të cilat po zhvillohen aktualisht në shëndetësinë kosovare.

Ministri Ismaili falënderoi Slloveninë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, dhe shprehu gatishmërinë e tij për ta forcuar këtë bashkëpunim edhe më tutje.

Nga ana e saj, ministrja sllovene ka thënë se Sllovenia do t’i ketë vazhdimisht dyert të hapura për bashkëpunim me Kosovën edhe në fushën e shëndetësisë.

Me këtë rast, Ismaili dhe Kolar Celars janë pajtuar parimisht për nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi në mes të dy ministrive, në fushën e edukimit dhe menaxhimit shëndetësor.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat