Ndërroi jetë veterani i UÇK-së

Kosova

Ndërroi jetë veterani i UÇK-së

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 15:45
UÇK

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së në Zonën Operative të Shalës, Tahir Murati, nga fshati Beçuk i Vushtrrisë.

“Me dhembje të thellë morëm lajmin për vdekjen e Veteranit të UÇK së të Brigadës 142 të ZOSH, Tahir Murati nga fshati Oshlan”, ka njoftuar sekretari i Organizatës së veteranëve të luftës në Vushtrri, Shaip Hyseni.

I ndjeri Tahir Murati, vdiq në moshën 57 vjeçare. Gjatë luftës ai ishte pjesëtarë i UCK-së në Batalionin e I të Brigadës 142 në Zonën Operative të Shalës, të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës.

Varrimi i të ndjerit bëhet neser (E shtunë) prej orës 14:00 në fshatin Beçuk të Vushtrrisë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat