10 fëmijët e lindur më 17 shkurt vizitojnë Skenderajn

Kosova

10 fëmijët e lindur më 17 shkurt vizitojnë Skenderajn

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 08:23
Komuna e Skenderajt

Komuna e Skenderajt po vazhdon shënimin e përvjetorit të pavarësisë me shumë aktivitete.

Sipas njoftimit, Komuna e Skenderajt pret 10 fëmijët e lindur më datën 17 shkurt të vitit 2008, pastaj do të ketë takim me njeriun më të moshuar në Komunën e Skenderajt, por nuk do të mungojnë as aktivitetet në futboll.

Kurse, nesër do të bëhen homazhe pranë shtatores së komandantit legjendar “Adem Jashari”, pastaj homazhe në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari”, homazhe pranë varrezave të dëshmorëve dhe seancë solemne e Kuvendit Komunal të Skenderajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat