Aksion pastrimi në pikën kufitare me Serbinë

Kosova

Aksion pastrimi në pikën kufitare me Serbinë

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 07:42
Foto ilustrim

Let's Do It Kosova ka njoftuar se aktivitetet për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës do të vazhdojnë edhe sot, ku do të organizohet aksion pastrimi në pikën kufitare me Serbinë, përkatësisht në Merdare.

Në këtë aktivitet do të marrin pjesë ministrja e MMPH-së, Albena Reshitaj dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat