Sot ora e parë e mësimit i kushtohet pavarësisë së Kosovës

Kosova

Sot ora e parë e mësimit i kushtohet pavarësisë së Kosovës

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 07:07
Foto ilustrim

Me vendim të Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, sot në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës, ora e parë e mësimit do t’i kushtohet historikut të pavarësisë së Republikës së Kosovës, sakrificës së popullit shqiptar dhe kontributit të bashkësisë ndërkombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Këtë vendim, ministri Bytyqi e ka marrë në prag të 10 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, me qëllim të zgjerimit të njohurive të nxënësve për këtë ngjarje të rëndësishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat