Kosova dhe çështjet e hapura në përvjetorin e pavarësisë së saj

Kosova

Kosova dhe çështjet e hapura në përvjetorin e pavarësisë së saj

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 23:23
Ilustrim

Në Kosovë, autoritetet janë vënë në përpjekje për të gjetur një rrugëdalje lidhur me marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi një sfidë kjo me të cilën ajo po përballet për më shumë se dy vjet.

Kryeministri i Malit të Zi tashmë ka shprehur vullnetin për të ndihmuar Kosovën për të zgjidhur këtë çështje e cila bashkë me arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë mbeten detyrat parësore për Kosovën në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane.

Përmbushja e detyrimeve ndëkrombëtare të Kosovës ndaj proceseve integruese, krahas punëve për të siguruar qëndrueshmërinë politike dhe ekonomike, janë çështjet më të diskutueshme në prag të shënimit të dhjetëvjetorit të pavarësisë së saj./voa

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat