Lajmit për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Barbadosi, i është gëzuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
I pari i vendit ka thënë se festa e dhjetëvjetorit të pavarësisë vetëm ka filluar, e kjo me njohjen nga ky shtet.
Festa e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës sapo ka filluar. Barbados është shteti i radhës që njeh Kosovën. Urime gjithë qytetarëve të Kosovës. HTH #kosova10", ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.
Barbadosi, shtet ishullor në lindje të Karaibeve, e ka njohur të enjten Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.
Lajmin e ka bërë të ditur, zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Jashtëm i vendit, Behgjet Pacolli.
Ai ka publikuar një letër që Ministria e Jashtme e Kosovës ka marrë nga Ministria e Jashtme e Barbadosit, ku konfirmohet njohja e Kosovës.