"Ta pastrojmë Kosovën" fillon nga Hani i Elezit

Kosova

"Ta pastrojmë Kosovën" fillon nga Hani i Elezit

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 16:41
"Ta pastrojmë Kosovën" fillon nga Hani i Elezit

Ministria e Mjedisit së bashku me organizatën “Ta pastrojmë Kosovën” ka organizuar sot një aksion pastrimi në Han të Elezit, konkretisht afër pllakës “Eksodi 99”.

Në këtë aksion ka marr pjesë edhe ministrja e Mjedisit Albena Reshitaj, sipas së cilës ky aktivitet po bëhet për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe se do të vazhdojnë me aktivitete të tilla.

Ajo po ashtu ka shtuar se përkushtimi i qytetarëve duhet të jetë maksimal në mirëmbajtjen e mjedisit.

Reshitaj: Në fund të këtij viti do ta pastrojmë dhe gjelbërojmë gjithë Kosovën

“Sot pikërisht për nder të festave të 10 vjetorit të Pavarësisë së shtetit tonë dhe atë kemi vendosur që ta fillojmë më kufijtë, kufirit të Hanit të Elezit sot dhe do të vazhdojmë pastaj me kufijtë tjerë dhe pikërisht kemi filluar nga ky vend ku është e vendosur një pllak e  Eksodit të gjithë shqiptarëve të vitit 1999, ku kemi konsideruar se është me rëndësi  të fillojmë të pastrojmë vendet të cilat japin një mesazh të rëndësishëm historik dhe duhet mirëmbahen, të jemi të përkushtuar  në mbirëmajtjen e tyre... Është një projekt i madh i cili fillon nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor  do të ja ndryshojmë  e pamjen  Republikës së Kosovës. Mos harroni se jemi në kufij, në pjesën ku japim një pasqyrë, dhe imazh për shtetin tonë dhe nga ky çast do të fillojmë dhe nuk do të ndalemi gjatë tërë këtij viti, ku në fund të këtij viti ne do ta pastrojmë dhe do t a gjelbërojmë gjithë Republikën e Kosovës”, tha ajo.

Edhe kryetari i organizatës “Ta pastrojmë Kosovën”, Luan Hasanaj, ka premtuar projekte të kësaj natyre, duke synuar për një vend të pastër dhe duke e cilësuar  punën e tillë si një fushatë pastrimi,  por që do zgjasë gjatë tërë vitit, me qëllim që ta japin shembullin e qytetarëve aktiv e të kujdesshëm.

Hasanaj:  Qytetari  i pakujdesshëm për mjedisin, nuk ka të drejtë të ankohet

Ajo përshtypja e parë që të jepet kur shkon në një shtet është nga ajo çfarë sheh, çfarë të del përpara dhe unë jam i bindur dhe i sigurtë që ajo që po e shohim  këtu  aspak nuk e e pasqyron atë që ne jemi si popull. Ne jemi qytetarë të mirë, mirëpo vetëm ka nevojë pak të jemi më të  vëmendshëm, ashtu siç i mbajmë pastër shtëpitë , oborret  dhe hapësirat publike... Nga këtu zotohemi bashkarisht se pamjet si këto, të mos i shohim më nëpër Kosovë, dhe dua ta shfrytëzoj rastin t’i ftoj të gjithë qytetarët  që së pari na takon  neve të jemi të kujdesshëm për mjedisin  ku jetojmë  dhe më pas nëse punët nuk shkojnë mirë kemi të drejtë të kërkojmë  përgjegjësi prej institucioneve  ”, tha ai.

Edhe kryetari i Komunës së Hani të Elezit, Rufki Suma, ka kërkuar nga institucionet e Kosovës financimin e projekteve në lëminë e mjedisit që mundësojnë pastrimin e vendit dhe projekteve tjera në kuadër  të infrastrukturës.

Suma: E gjithë kjo është prej udhëtarëve

“Kjo është vetëm një aksion simbolik, për shkak se nuk duhet të bazohemi vetëm në pastrime simbolike, vetëm  në aksione të njëhershme, por kërkojmë edhe nga qytetarët që edhe ata të jenë të vetëdijshëm, të vetëdijësohen që të mos hudhin mbeturina rrugëve, e sidomos në këtë zonë kufitare sepse e gjithë kjo që po shihet është  prej udhëtarëve të cilët qarkullojnë çdo ditë në relacionin Kosovë-Maqedoni, kryesisht në këtë pikë kufitare... Nëse nuk  e rregullojmë hyrjen në kufi atëherë, pamja e parë e çdo qytetari ose çdo shtetasi të huaj që hyn në Kosovë, do ta merr nga pika kufitare “, tha ai.

Ky ishte aktiviteti i tretë për vitin 2018, nga “Ta pastrojmë Kosovën ”, në bashkëpunim me MMPH, për të vazhduar nesër edhe me  aktivitete tjera të kësaj natyre që u premtuan se do t’i realizojnë 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat