Hoxha në takimin me Danielssonin: Procesi integrues është prioritet i vendit

Kosova

Hoxha në takimin me Danielssonin: Procesi integrues është prioritet i vendit

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 14:14
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar sot drejtorin e përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim i Komisionit Evropian, Christian Danielsson, dhe drejtorin e përgjithshëm të Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, Thomas Mayr Harting, me të cilët ka diskutuar rreth të arriturave dhe sfidave të procesit integrues.

Ministrja Hoxha, ka theksuar se në Strategjinë për zgjerim është definuar perspektiva evropiane e Kosovës, dhe sigurisht se edhe nga ana jonë e kemi konfirmuar se procesi integrues është prioritet madhor i të gjitha institucioneve të vendit, zbatimi i MSA-së dhe Agjenda e Reforma Evropiane.

“Në këto procese, ne si shtet, kemi marrë detyra të cilat janë bërë punë ditore e institucioneve tona. Sundimi i ligjit, mirëqenia e qytetarëve tanë, fqinjësia e mirë, ngritja e konkurrueshmërisë së kompanive vendore por edhe kapituj të tjerë të MSA-së, janë detyra të institucioneve tona të cilat duhet përmbushur sa më parë. Presim që puna jonë të vlerësohet, ne nuk kemi alternativë tjetër përpos perspektivës evropiane andaj do të intensifikojmë punën tonë në drejtim të përmbushjes së detyrave tona dhe implementimit të MSA-së”, theksoi Hoxha.

Ndërkaq, Danielsson, drejtori i përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim i Komisionit Evropian, ka theksuar se vlerëson punën e bërë në Kosovë, por duhet shtuar edhe më tej punën e institucioneve në përmbushjen e MSA-së dhe Agjendën e Reformave Evropiane. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat