Ujësjellësi paralajmëron borxhlinjtë se do të shkyçen nga rrjeti

Kosova

Ujësjellësi paralajmëron borxhlinjtë se do të shkyçen nga rrjeti

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 12:23
Foto ilustrim

Ujësjellësi rajonal “Prishtina” njofton të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, se nga muaji janar filluar me masa ndëshkuese për të gjithë borxhlinjtë e shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Si masë e parë ndëshkuese, është shkyçja nga sistemi i rrjetit të ujësjellësit, pasuar nga ndëshkime të tjera.

Me shkyçje po përballet secili konsumatorë që ka, dy e më shumë fatura të papaguara ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Për këtë aksion Ujësjellësi  ka angazhuar rreth 50 ekipe të shkyçjes, përfshirë edhe inspektorë.

“Në shkyçje janë të përfshira tetë komunat në të cilat operon KRU ‘Prishtina’ sh.a.si : Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Podujeva, Shtimja, Drenasi, Lipjani dhe Graçanica, me fshatra përreth”, thuhet në një njoftim për media..

KRU ”Prishtina” është duke i përmirësuar shërbimet për ujësjellës  dhe kanalizim, andaj u bën thirrje të gjithë konsumatorëve , që:

-Tu përgjigjen pozitivisht të gjitha obligimeve financiare për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, në mënyrë që të evitojnë shkyçjen nga shërbimet, sepse ato po bëhen më intensive çdo ditë e më shumë,

-Të gjithë konsumatorëve që kanë përfituar nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike, u bëjmë thirrje që të respektojnë në përpikmëri kontratat për riprogramimin e borxhit, gjithnjë duke paguar këstet e përcaktuara sipas kontratës së nënshkruar nga të dyja palët,

-Duke filluar nga data 1 shkurt 2018, të gjithë konsumatorët që kanë përfituar nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike dhe nuk iu janë përmbajtur Kontratës për pagesën me këste të borxhit të riprogramuar, do të iu rikthehet borxhi i falur, bazuar në Ligjin për Faljen e Borxheve Publike.

KRU”Prishtina” sh.a. do t’i intensifikon aktivitetet që borxhet e mbetura të arkëtohen përmes Përmbaruesve Privat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat