Thaçi: Liria dhe pavarësia janë vlera të pandashme me vlerat e UP-së

Kosova

Thaçi: Liria dhe pavarësia janë vlera të pandashme me vlerat e UP-së

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 10:56
Hashim Thaçi

(E plotësuar) - Me rastin e shënimit të 48 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina", presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se sot në ditët kur po shënohet 10 vjetori i Pavarësisë së Kosovës, duhet unitet politik dhe qytetarë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se universiteti që mban emrin e Hasan Prishtinës në periudhë  gjysmë shekulli ka dhënë profesorë, studentë, akademikë, heronjë, dëshmorë  për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

"Liria dhe pavarësia janë vlera të pandashme me vlerat e Universitetit të Prishtinës dhe liria duhet të pasurohet dhe të përtërihet. Kosova ka qenë është dhe do të mbetët Evropë dhe perëndim këtë nuk duhet ta harrojmë kurrë, vendi i Kosovës e ka vendin në NATO. Sot kur po shënojmë 10 vjetorin e pavarësisë na duhet uniteti politik e qytetarë", tha ai.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Demaj, populli i Kosovës këto ditë është duke i shënuar tri ngjarje, 550 vjetorin e  vdekjes së Skënderbeut, dhjetëvjetorin e pavarësisë së vendit dhe 48 vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës.

Sipas tij, stafi akademik jo vetëm që po shkëlqen me mësimdhënie, studime por ata po nderohen edhe në gara botërore duke e ngritur lartë Kosovën në sferën akademike botërore.

"UP është madhështor, të tillë e ka dëshmuar historia dhe të tillë e kanë bërë studentët. Universitetit i Prishtinës është Kosova pa ndryshim të UP-së nuk ka ndryshim të Kosovës. UP asnjëherë nuk ka qenë më mirë se sa që është tani që nga pas lufta”, tha ai.

Arbër Geci, zëvendësministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, tha se MASHT mbetet e përkushtuar për të bashkëpunuar me drejtuesit e UP-së që studentët të kenë mundësi t’i realizojnë ëndrrat e tyre.

"MASHT do të angazhoj të gjitha mekanizmat për ta forcuar atë në mekanizmat ndërkombëtar dhe UP do jetë tempull i dijes që edukoi gjeneratën e lirisë së Kosovës”, tha ai.

Në këtë ceremoni për të shënuar 48 vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" u dha edhe një dokumentar i cili pasqyronte rrjedhat e themelimit të këtij universiteti.

***

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në ceremoninë e 48 vjetorit të formimit të Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina”, ka thënë se ky institucion ka dhënë njerëz të dijes e të shkencës, dëshmorë, simbol të paqes dhe lirisë.

Ai ka thënë se liria e Kosovës duhet të fuqizohet.

“Kosova ka qenë është dhe do të mbetet Evropë. Vendi i Kosovës është në BE dhe NATO, sepse ne kemi kohë që kemi përfaqësuar vlerat civilizuese”, ka thënë Thaçi gjatë fjalimit të tij.

Ai ka uruar për ditëlindjen e 48 të formimit të Universitetit të Prishtinës dhe dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës.

***

Sot mbahet ceremonia e shënimit të 48-vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Ceremonia mbahet në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare, ku fillimisht do të prezantohet kori i Fakultetit të Arteve, pastaj intonohet Himni i Universitetit, himni Kombëtar dhe Himni i Kosovës.

Gjithashtu do të shfaqet dokumentarit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kurse, pas tij do të flas rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, zv-ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arber Geci dhe kryetarja e Parlamentit Studentor, Arieta Bajrami.

Gjatë kësaj cermonie është paraparë edhe dhënia e mirënjohjeve për profesorët e dalluar, dhënia e mirënjohjeve për studentët e dalluar, dhënia e çmimit sportiv për Gentiana Beqa – Ahmetin, dhënia e çmimit kontribut të veçantë për Isak Shabanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat