Ky është moti për sot dhe ditët në vijim

Kosova

Ky është moti për sot dhe ditët në vijim

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 08:18
Ilustrim

Ditëve në vijim mot më i ftohtë, me shi dhe borë.

15.02 – Reshjet e borës do të vazhdojnë deri në orët e mëngjesit të ditës së mërkurë. Gjatë ditës mot më i ftohtë, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Pasdite vonë dhe në mbrëmje sërish priten reshje të dobëta shiu dhe bore. Të enjten mot i ftohtë, kryesisht i vranët, e pasdite vende-vende priten mundësi për reshje të dobëta bore.

16.02-17.02 – Të premten pas mëngjesit me ngrica dhe vranësira, gjatë ditës mot kryesisht me diell. Mot kryesisht me diell parashihet të mbajë edhe ditën e shtunë.
18.02 – Mot kryesisht i vranët. Pasdite vonë dhe në mbrëmje vende-vende mundësi për reshje të dobëta shiu dhe bore.

Vlerat ditore të AQI në dy ditët e ardhshme do të variojnë ndërmjet vlerave mesatare dhe të mira, mirëpo ditën e premte, në mungesë të qarkullimit të mjaftueshëm ajror ato do të rriten edhe në të pashëndetshme.

Temperaturat e ajrit pritet të pësojnë rënie të lehtë nën vlera mesatare, me minimale nga -4C deri në 0C, e ato maksimale do të zbresin nga 5C deri në 1C, por deri në fundjavë do të rriten deri në 6C.

Era do të fryjë mesatarisht nga veriperëndimi-verilindja 2-8m/s.
Me afrimin e vorbullës ciklonike shtypja atmosferike do të zbres nën vlera normale, e më pas do të rritet mbi këto vlera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat