Bekim Jashari ‘triumfon’ përballë PDK-së, krijon mundësi punësimi për 1 mijë persona! - Bota Sot
Bekim Jashari ‘triumfon’ përballë PDK-së, krijon mundësi punësimi për 1 mijë persona!

Kosova

E premte, 23 shkurt 2018

Bekim Jashari ‘triumfon’ përballë PDK-së, krijon mundësi punësimi për 1 mijë persona!

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 16:37
Bekim Jashari

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka bërë të ditur se Kuvendi Komunal ka miratuar propozimin për ndërtimin e Parkut të Biznesit në këtë komunë, i cili do të krijojë mundësi të punësimit për 1 mijë persona.

Jashari, ka thënë se ky projekt i cili ka marrë mbështetjen edhe nga Presidenti Hashim Thaçi, Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe Kryeministri Ramush Haradinaj, në seancën e sotme të Kuvendit Komunal ka marrë miratimin e 20 asambleistë derisa 10 asambelistë kanë braktisur këtë seancë.

“I falënderoj nga zemra, të gjithë deputetët e Komunës së Skënderajt, për besimin e shprehur sot, për një kapitulli të ri, ofrimin e mundësive për zhvillim ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës. Unë kisha nderin dhe lavdinë e familjes, me të cilin do të jetoj tërë jetën time, por edhe pse hezitoja të merrja përgjegjësi në udhëheqje, respekti i madh i qytetarëve më obligon të jem pranë nevojave dhe interesave të tyre- punësimin dhe ngritjen e mirëqenies pa dallim“, tha Jashari.

Lajmin e plotë e gjeni te Mediat Shqiptare duke klikuar KËTU.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test