Markoviq e Haradinaj nuk e zgjidhin Demarkacionin, e lënë çështje të hapur - Bota Sot
Markoviq e Haradinaj nuk e zgjidhin Demarkacionin, e lënë çështje të hapur

Kosova

E premte, 25 maj 2018

Markoviq e Haradinaj nuk e zgjidhin Demarkacionin, e lënë çështje të hapur

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 16:29
Ramush Haradinaj po organizon pritje me nderime shtetërore për kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq.

(E plotësuar) - Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq tha sot në Prishtinë se për demarkacionin me Malin e Zi dhe Kosovës do të gjendet zgjidhja më e mirë.

Markoviq gjatë një vizite në Kosovë tha se me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj ka biseduar edhe për temën shumë të përfolur, atë të shënjimit të kufirit.

Edhe pse sipas kryeministrit malazez, për shtetin e tij ky proces ka përfunduar me ratifikimin e marrëveshjes në Parlament, prapëse prapë tha se si fqinj të mirë do të bëhet një zgjidhja.

Image
Dushko Markoviq

Markoviq: Do të gjendet zgjidhja më e mirë për demarkacionin

“Ne natyrisht se kemi folur edhe për këtë cështje. Dy kryeministra dhe dy qeveri përgjegjëse duhet të bisedojnë  për këtë cështje e cila është e rëndësishme për të dy vendet. Për Malin e  Zi ky proces ka përfunduar me ratifikimin e marrëveshjes në Kuvend. Gjithashtu e dimë që Qeveria e Kosovës respektivisht Kuvendi  nuk e ka ratifikuar këtë marrëveshje. Mali i Zi dëshiron që si një fqinj i mirë që kjo çështje të zgjidhet  në mënyrë shtetërore, nuk duam në këtë moment të bëjmë dallime  për një problem dhe çështje të hapura. Pra kemi biseduar për këtë me qëllime të mira dhe në vazhdimësi të dialogut, i cili tashmë ekziston dhe i cili siguron zgjidhje më të mirë që Kosova të fitonte një mundësi të re kur flitet për integrime evropiane”, tha kryeministri Markoivq.

Entuziast se do të gjendet një zgjidhje e mirë është edhe nikoqiri i Markoviqit. Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se shpejt do të ketë një zgjidhje sa i përket demarkacionit edhe pse ai është kundër marrëveshjes aktuale.

Image
Ramush Haradinaj

Haradinaj: Ekziston një vullnet që të dilet nga kjo gjendje

“Ajo që muj me thënë se ekziston një vullnet i mirë që të gjindët dalja nga gjendja në të cilën jemi  duke pasur parasysh  zhvillimet e më hershme  dhe jam me shpresë që të gjindet një dalje nga kjo gjendje”, tha Haradinaj .

Haradinaj mori mbështetje homologu i tij se do ta mbështes Kosovën në rrugën drejt Bashkimit Evropian duke qenë se është anëtare e NATO-s,  por edhe në aspektin ekonomik.

Madje Markoviq tha se ka propozuar që të nënshkruhen marrëveshje të bashkëpunimit në mes të Odave Ekonomike të të dyja shteteve.

Markoviq: Mali i Zi do ta mbështes Kosovën në rrugëtimin drejt integrimeve evropiane

“Dëshirojmë që ta mbështesim Kosovën  në rrugëtimin e saj drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike. Mali I zi si një anëtar I natos dhe një shtet që ka avansuar mjaft në negociatat me BE dëshiron që me Qeverinë e juaj ta ndajë këtë eksperiencë që të kontribuojë  rreth zhvillimit të shpejtë të integrimeve evropiane që me Kosovën të zhvillojmë edhe bashkëpunimin  ekonomik”, tha Markoviq.

Ndërsa Haradinaj përmendi edhe se pozita e komunitetit malazez që jeton në Kosovë do të rregullohet me ligj. Ndërsa tha se i gëzohet ardhjes së ushtarëve të Malit të Zi si ushtarë të NATO-s duke i quajtur ushtarë të paqes.

Haradinaj: Në Kosovë ka një unitet që të respektohet pozita e malazezëve

“Jemi në zbatim të një plani aksional që buron nga strategjia që e ka themelu Qeveria e vendit edhe rezultatet do t’i komunikoj me kohë dhe mund t’iu se në  Kosovë ka një unitet, pra që të respektohet pozita dhe kërkesa e bashkësisë malazez. Ka qenë një gatishmëri e kahershme  për një pozicion kushtetues  të këtyre të drejtave. Vonesat nuk janë rezultat i kundërshtimit  të këtij pozicioni  më shumë kanë qenë dy të tretat e e ndryshimit  të nenit kushtetues  por ka zhvillime edhe në këtë drejtim dhe jam i bindur që do të vjen kjo ditë”, tha Haradinaj.

Vizita e një kryeministri të Malit të Zi është e para pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Kryeministri i Malit të Zi u prit me nderime shtetërore ku për nder të tij u rreshtua Garda Ceremoniale e FSK-së si dhe u intonuan dy himnet shtetërore.

Markoviq nesër do të takojë edhe presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli.

**********************************************

Për Malin e Zi, Marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Kosovën është rrumbullakuar me ratifikimin e saj në Kuvend, ka deklaruar të mërkurën në Prishtinë, kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq.

Këto komente, ai i ka bërë gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas një takimi që zhvilluan në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

“Kur është fjala për Malin e Zi, çështja e Marrëveshjes së demarkacionit është e rrumbullakuar (përmbyllur) me ratifikim në Kuvend, kurse në Kosovë, Kuvendi nuk e ka ratifikuar atë”, tha Markoviq.

“Ne si shtet mik i Kosovës duam që të zgjidhet kjo çështje. Nuk duam që të krijohen probleme”, theksoi kryeministri i Malit të Zi.

“Mendoj se do të gjejmë zgjidhjet më të mira që ta kemi marrëveshjen e ratifikuar”, theksoi ai, duke shtuar se me këtë hap, Kosova do të përfitonte edhe në procesin e liberalizimit të vizave.

Megjithatë, çështja e demarkacionit mbetet ende e hapur ne aspektin ndërkombëtar, përderisa Kosova nuk e ka ratifikuar marrëveshjen.

Pikërisht rreth çështjes së Demarkacionit, ka folur edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili në Prishtinë njihet edhe si kundërshtari më i ashpër i Marrëveshjes së nënshkruar në gusht të vitit 2015 nga ana e ish-ministrit të Jashtëm të Jashtëm të Kosovës, përkatësisht presidentit aktual Hashim Thaçi, me mbështetjen e ish-kryeministrit Isa Mustafa.

“Ka një vullnet të mirë që të gjendet dalja nga gjendja në të cilën jemi dhe kam shpresë se do të gjendet një zgjidhje”, tha Haradinaj, duke mos dhënë detaje tjera.

Ndërkaq, Markoviq tha se “Mali i Zi nuk ka probleme me Kosovën”.

“Kemi disa çështje të hapura, por të cilat do të gjejmë përgjigje cilësore në të ardhmen”, theksoi Markoviq.

Sipas tij, çështjet e tilla nuk mund të zgjidhen në afate të shpejta, por të dyja vendet kanë treguar përkushtimin që të tejkalohen me marrëveshje të drejta.

“Në emër të Qeverisë, mund ta konfirmojë miqësinë mes Malit të Zi dhe Kosovës”, tha Markoviq. Ai tha se e mbështetë Kosovën në rrugëtimin e saj drejt integrimeve ndërkombëtare, sidomos në integrimin e saj në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Mali i Zi, si një vend anëtar i NATO-s, theksoi Markoviq, mund t’i ndihmojë Kosovës në mënyrë praktike marrë parasysh që ka kaluar tashmë rrugën e anëtarësimit.

Të dy kryeministrat janë zotuar për thellimin e bashkëpunimit në fushat e ndryshme ekonomike.

Kryeministri i Malit të Zi ka kërkuar që komunitetit malazias në Kosovë, të njihet me Kushtetutë, me çka do të njihej si pakicë kombëtare. Sipas tij, kryeministri Haradinaj i kishte premtuar rregullimin e statusit të komunitetit malazias në Kosovë.

Markoviq tha se nuk ka ardhur në Prishtinë për ndonjë marrëveshje, por u shpreh i bindur se Qeveria e Kosovës do të zgjidhë problemin me statusin e komunitetit malazias.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh se vizita e Markoviqit, paraqet një moment historik për Kosovën dhe Malin e Zi, vende këto që kanë raporte të mira që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës e këndej.

Duke u ndërlidhur me pozitën e komunitetit malazias në Kosovë, Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës po zbaton një plan aksionar, sipas të cilit do të dalin edhe rezultate konkrete.

“Në Kosovë ka një unitet që të respektohen kërkesat e komunitetit serb. Vonesat nuk janë rezultat i kundërshtimit të njohjes së komunitetit malazias me Kushtetutë, por më shumë është problemi i ndryshimit të Kushtetutës”, tha Haradinaj.

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, të enjten do të zhvillojë takime edhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Kjo vizitë, ishte paralajmëruar të realizohej javën e kaluar, por ishte shtyrë për shkak të kushteve atmosferike.

Pritjet e spektrit politik në Prishtinë nga kjo vizitë, ishin që të kuptohet edhe njëherë pozicioni i Malit të Zi në raport me Demarkacionin e kufirit, duke shpresuar se Podgorica zyrtare do të mund të pajtohej me një deklaratë të përbashkët, në bazë të së cilës, të dy shtetet do të zotoheshin se do ta shqyrtonin edhe njëherë Demarkacionin, nëse gjatë fazës së ardhshme të shënjimit të vijës kufitare, dëshmohet se a janë bërë lëshime apo gabime me marrëveshjen e vitit 2015.

Marrëveshjen e vitit 2015, në Kosovë po e mbështesin shumica e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe deputetët nga radhët e partive joserbe. Kurse nuk mbështetet nga deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ata të Nismës për Kosovën dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosjes. Përderisa nga Lista Serbe janë deklaruar se Demarkacioni nuk paraqet ndonjë interes të veçantë për komunitetin serb.

Pretendimet e Haradinajt dhe spektrit politik që nuk e mbështesin versionin aktual të Demarkacionit, janë se marrëveshja e vitit 2015, si pasojë i shkakton humbje territoriale Kosovës, prej 8 mijë hektarësh.

Një gjendje e tillë në Kuvend, me pozicionimet për dhe kundër, po e pamundëson arritjen e 80 votave për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, të cilën Komisioni Evropian ia ka vënë kusht Kosovës për procesin e liberalizimit të vizave.

Markoviq: Do ta gjejmë zgjidhjen për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka deklaruar se për Malin e Zi ka përfunduar çështja e demarkacionit me Kosovën , pasi këtë e kanë ratifikuar në Kuvend, por dua ta ndihmojnë Kosovën dhe do të gjejnë zgjidhjen më të mirë që edhe Kosova ta ratifikojë marrëveshjen.

Ai në konferencën me kryeministrin Haradinaj, ka thënë se kanë diskutuar edhe për çështjen e kufirit, e cila vazhdon të jetë e hapur dhe Mali i Zi dëshiron që si mik të ndihmojë Kosovën për ta zgjidhur këtë çështje.

“Pra kemi biseduar me qëllime me të mira si miq dhe do të gjejmë zgjidhjen më të mirë që marrëveshja të ratifikohet”, tha ai.

Kurse, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se ekziston një vullnet që të gjendet një dalje dhe është shprehur i bindur se do të dal një zgjidhje.

Markoviq premton se çështjet e hapura me Kosovën do të zgjidhen shumë shpejt

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq tha se me shtetin fqinj Kosovën kanë disa cështje të hapura, duke mos përmendur demarkacionin dhe siq tha ai me kryeministrin Ramush Haradinaj kanë folur për to dhe se shpreson që shumë shpejt të gjejnë një zgjidje për këto cështje të hapura.

Markoviq tha se Mali i Zi do ta mbështes Kosovën në integrimet evropiane dhe në NATO.

Markoviq tha se të dy vendet të jenë më të zhvilluara ku propozi që Oda Ekomomike e Kosovës dhe ajo e Malit të zi të nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim.

Ai tha se sot është në Kosovë për të konfirmuar miqësinë afatgjate në mes dy vendeve, ku projektet ekonomike do të jenë në maje të prioriteteve në mes vendeve tona. Ndërsa, sa i përket minoriteteve, ai është shprehur se bindur që së shpejti edhe me Kushtetutën e Kosovës do të jetë një pozitë e rezervuar për malazezët.a

Ndërsa kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se vizita e Markoviqit dëshmon se dy popujt e d vendeve jo që janë fqinj por e duan njeri tjetrin.

Këto deklarata Markoviq dhe Haradinaj i kanë dhënë pas takimit që patën mes vete ku kryeministri malazez ka filluar vizitën në Kosovë.

Markoviq ka qenë dashur të vijë javën që shkoi në Prishtinë por vizita e tij është anuluar për shkak të kushteve atmosferike.

Nis takimi Ramush Haradinaj-Dushko Markoviq (Drejtpërdrejt)

Ka nisur takimi në mes kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj si dhe kryeministrit malazez, Dushko Markoviq. Në takim të pranishëm janë edhe tre zv/kryeministrat e vendit dhe zyrtarë të tjerë të dy qeverive.

Në agjendën e kryeministri të Malit të Zi parashihet që dy kryeministrat të kenë një konferencë për media rreth orës 18:00.

Pritet që përgjatë këtyre takimeve të diskutohet edhe rreth çështjes së Demarkacionit Kosovë-Mali i Zi.

Pritja shtetërore e kryeministrit të Malit të Zi, tema kryesore demarkacioni 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po organizon pritje me nderime shtetërore për kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq.

Kurse, në orën 17:45, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, do të mbajnë konferencë.

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq ka nisur vizitën dy ditore në Kosovë. Kjo vizitë, ishte paralajmëruar të realizohej javën e kaluar, por ishte shtyrë për shkak të kushteve atmosferike.

Temë qendrore e takimeve të Markoviqit me zyrtarët e shtetit të Kosovës pritet të jetë edhe çështja e Demarkacionit të kufirit, e cila ka mbetur pezull që nga gushti i vitit 2015, kur Prishtina dhe Podgorica e kanë nënshkruar marrëveshjen në Vjenë. Më pas, Kuvendi i Malit të Zi e kishte ratifikuar atë, por jo edhe Kuvendi i Kosovës, për shkak të mospajtimeve të brendshme politike.

Kryeministri Dushko Markoviq, është pritur në aeroportin e Prishtinës nga zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe më pas, në ndërtesën e Qeverisë nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Të dy kryeministrat, Haradinaj e Markoviq, pritet që të mbajnë dhe një konferencë për media, rreth orës 18:00.

Ndërkaq të enjten, Markoviq do të pritet në takime të ndara nga presidenti, Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Pritjet e spektrit politik në Prishtinë janë që të kuptohet edhe njëherë pozicioni i Malit të Zi në raport me Demarkacionin e kufirit, duke shpresuar se Podgorica zyrtare do të mund të pajtohej me një deklaratë të përbashkët, në bazë të së cilës, të dy shtetet do të zotoheshin se do ta shqyrtonin edhe njëherë Demarkacionin, nëse gjatë fazës së ardhshme të shënjimit të vijës kufitare, dëshmohet se a janë bërë lëshime apo gabime me marrëveshjen e vitit 2015.

Qeveria e Malit të Zi, në disa raste është deklaruar se për Podgoricën, çështja e Demarkacionit është e përmbyllur. Ndërkohë, në Prishtinë, vetë kryeministri aktual i Kosovës, Ramush Haradinaj njihet si një prej atyre që ka kundërshtuar më së tepërmi marrëveshjen e arritur në vitin 2015, të cilën e kishte nënshkruar ish-ministri i Jashtëm, tani presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me mbështetjen e plotë të ish-kryeministrit Isa Mustafa.

Marrëveshjen e vitit 2015, në Kosovë po e mbështesin shumica e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe deputetët nga radhët e partive joserbe. Kurse nuk mbështetet nga deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ata të Nismës për Kosovën dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosjes. Përderisa nga Lista Serbe janë deklaruar se Demarkacioni nuk paraqet ndonjë interes të veçantë për komunitetin serb.

Pretendimet e Haradinajt dhe spektrit politik që nuk e mbështesin versionin aktual të Demarkacionit, janë se marrëveshja e vitit 2015, si pasojë i shkakton humbje territoriale Kosovës, prej 8 mijë hektarësh.

Një gjendje e tillë në Kuvend, me pozicionimet për dhe kundër, po e pamundëson arritjen e 80 votave për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, të cilën Komisioni Evropian ia ka vënë kusht Kosovës për procesin e liberalizimit të vizave..

Arrin në Prishtinë, kryeministri malazez

Ka arritur në aeroportin ndërkombëtarë të Prishtinës ‘Adem Jashari’ kryeministri malazez, Dushko Markoviq.

Markoviq është duke u pritur nga zv/kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj dhe disa zyrtarë të tjerë. 

Ndryshe sipas agjendës së dërguar nga zyra e kryeministrit, Markoviq do të qëndrojë në Kosovë dy ditë, sot dhe nesër.

Gjithashtu është bërë e ditur që me fillim nga ora 18:00, Markoviq të mbajë një konferencë për media, në të cilën pritet që të flitet edhe për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test