"Hidroinženiring" e Sllovenisë, seriozisht të interesuar për ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza në Malishevë - Bota Sot
"Hidroinženiring" e Sllovenisë, seriozisht të interesuar për ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza në Malishevë

Kosova

E hënë, 20 gusht 2018

"Hidroinženiring" e Sllovenisë, seriozisht të interesuar për ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza në Malishevë

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 15:14
Pamje nga takimi

Kompania sllovene "Hidroinženiring", duket të jetë kompania më serioze në interesimin e tyre, për trajtimin e ujërave të zeza, përkatësisht për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza, në Komunën e Malishevës. Përfaqësuesit e kësaj kompanie, kanë qëndruar sot në Malishevë, ku janë takuar me kryetarin Ragip Begaj dhe drejtorin e urbanizmit, Islam Vrenezi, me të cilët kanë biseduar për procedurat administrative për fillimin e realizimit të këtij projekti.

Përfaqësuesi i kompanisë "Hidroinženiring", Davor Ra?i?, tha se "janë të gatshëm të sigurojnë fondet dhe të ndërtojnë impiantin, por paraprakisht duhet të përfundojnë disa procedura nga ana e organeve komunale dhe atyre qendrore, për sigurimin e dokumentacionit të nevojshëm për fillimin e realizimit të projektit për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza". Kompania sllovene "Hidroinženiring", përkatësisht përfaqësuesit e saj, e kanë vlerësuar lartë seriozitetin dhe përkushtimin e Komunës së Malishevës dhe kryetarit Begaj, për ndërtimin e këtij impianti dhe zgjidhjen e problemit të trajtimit të ujërave të zeza.

Edhe kryetari Begaj, e ka ofruar përkrahjen e komunës në këtë drejtim, dhe është zotuar se do të bëj gjithçka që është e mundshme, në mënyrë që të siguroj të gjithë infrastrukturën e nevojshme në aspektin ligjor dhe procedural, si dhe të krijoj kushtet e nevojshme, që të realizohet ky projekt me rëndësi të madhe për Malishevën dhe zonën turistike.

Ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza, ka rëndësi të madhe, sidomos për mbrojtjen e natyrës dhe të lumit Mirusha, e me të edhe të zonës turistike të "Ujëvarave dhe kanionit të Mirushës", që shtrihet përgjatë rrjedhës lumit dhe është zonë e mbrojtur, apo parkut nacional.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test