Haradinaj Premton Përmbushjen e Obligimeve për Mësimdhënësit e Viteve 90-ta

Kosova

Haradinaj Premton Përmbushjen e Obligimeve për Mësimdhënësit e Viteve 90-ta

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 12:07
Ramush Haradinaj

Pas “kërcënimeve” së Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) se do të hynë në grevë, ka reaguar kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj.

Ai përmes një statusi në Facebook ka njoftuar se gjatë ditëve në vazhdim do t’i takojë përfaqësuesit e sindikatës dhe do të punojnë në realizmin e kërkesave të tyre.

“Gjatë ditëve në vijim do t’i takoj përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe bashkërisht me ta do të punojmë në trajtimin e kërkesave me qëllim të realizimit të tyre, por edhe në përmbushjen e obligimeve tona si shtet”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

‘Kërcënimi’ i SBASHK-ut vjen pasi që qeveria ende nuk ka filluar ti paguaj kontributet e mësimdhënësve që kanë punuar gjatë viteve të 90’.

E Haradinaj tha se atyre mësimdhënës duhet të iu njihet sakrifica që e kanë bërë.

“Në këtë frymë të përkushtimit, njohja e sakrificës së mësimdhënësve të viteve të ’90-ta ka poashtu një rëndësi të veçantë. Mësimdhënësit e viteve të ’90-ta ishin shtylla e papërkulur e rezistencës sonë”, ka shkruar Haradinaj.

Sot gjatë ditës, përfaqësues të SBASHK-ut kanë vizituar shkollën “Xhemajl Mustafa” ku kanë biseduar me personelin arsimorë dhe i kanë bërë thirrje qeverisë që të “kthjellet”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat