Qeveria: Krahas nderimeve për flamurin kombëtar, duhet të respektohen simbolet shtetërore

Kosova

Qeveria: Krahas nderimeve për flamurin kombëtar, duhet të respektohen simbolet shtetërore

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 12:03
Flamuri shtetëror të Kosovës

Zëvendësimi i flamurit kombëtar me flamurin shtetëror të Kosovës tek rrethi në hyrje të Prishtinës, ka shkaktuar reagime të shumta të skenës politike për mënyrën dhe kohën e vendosjes së flamurit të shtetit më të ri në Evropë.

Reagimet më të shumta që kanë ardhur nga individë të caktuar të skenës politike në vend ishin për arsyen e zëvendësimit të flamurit të Shqipërisë me atë të shtetit të Kosovës, ani pse më herët gjatë ditës ishte paralajmëruar se të dy flamurat do të valojnë në dy rrethe të ndryshme në hyrje të Prishtinës, dhe asnjëri prej tyre nuk do të largohej,

Në një përgjigje nga Qeveria e Kosovës është thënë që flamuri shtetëror i Kosovës është vënë nga Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe se Qeveria e Kosovës e ka për obligim t’i respektojë simbolet shtetërore të Kosovës, krahas nderimeve për flamurin kombëtar.

“Flamuri është vendosur me vendim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Krahas nderimeve që kemi gjithmonë për flamurin kombëtarë, Qeveria ka për obligim t’i respektoj edhe simbolet tona shtetërore” thuhet në përgjigjën e Qeverisë së Kosovës.

Ndryshe, ende nuk dihet nëse flamuri shtetëror i Kosovës do të qëndroj në atë vend edhe pas datës së 17 shkurtit, apo do të zhvendoset diku tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat