VV kërkon interpelancë për rastin Dehari – kërkon shkarkimin e zyrtarëve policorë dhe ministres Hoxha

Kosova

VV kërkon interpelancë për rastin Dehari – kërkon shkarkimin e zyrtarëve policorë dhe ministres Hoxha

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 15:56
Astrit Dehari

Në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, kryetari dhe deputeti Albin Kurti ka dorëzuar sot kërkesën për interpelancë për Kryeministrin Ramush Haradinaj lidhur me, siç thuhet, “vdekjen e dhunshme të aktivistit Astrit Dehari”.

VV kërkon që të realizohet pa vonesa hetimi i pavarur ndërkombëtar për rastin Dehari si dhe “bashkëpunim pa pengesa nga institucionet ligjzbatuese të Republikës së Kosovës”.

Ky subjekt politik kërkon po ashtu të shkarkohen “menjëherë” zyrtarë të Policisë së Kosovës për rastin “në mënyrë që t’i hapet rrugë hetimit të plotë dhe pa vonesa”, sikurse edhe shkarkimin e ministres Dhurata Hixha.

“Shkarkimi nga pozita e ministres së Kabinetit Qeveritar – Dhurata Hoxhës, si ministre nën udhëheqjen e së cilës dështoi përmbushja e detyrës zyrtare në lidhje me mungesën e mbarëvajtjes së institucioneve korrektuese dhe pengesën në hetime të pavarura”, thuhet në mocionin për interpelancë të VV-së.

Lajmin e plotë,mund ta lexoni duke klikuar linkun tek Mediat Shqiptare KETU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat