Gjashtë vjet nga tragjedia në Restelicë, zona është boshatisur

Kosova

Gjashtë vjet nga tragjedia në Restelicë, zona është boshatisur

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 21:54
Pamje nga video

Sot janë bërë 6 vjet nga tragjedia e Restelicës kur një ortek bore ua mori jetën 10 personave. Që nga ajo kohë, banorët thonë se zona është boshatisur.

Banorët e lagjes Reka në Restelicë të Dragashit ia vunë çelësin shtëpive duke i braktisur sepse nuk ndiheshin të sigurt.

Sipas banorëve jetesa në këtë vend është e rrezikshme në stinën e dimrit.

“Komuna i ka vendosur këto rrjeta por ende nuk është e sigurt të jetohet këtu. Prandaj edhe është boshatisur kjo zonë”, tha një banor.

Ai ankohët se pas tragjedisë ka pasur pak interes që kjo zonë të ndihmohet.

“Askush nuk ka ardhur të na informoj. Askush nuk ka ardhur të sigurohet nëse jemi të sigurt. Këtu ka pasur disa shtëpi. Kanë qenë 7-8 por askush nuk na ka ndihmuar në rindërtimin e tyre”, theksoi ai.

Orteku i borës në Restelicë të Dragashit ishte tragjik për familjen Reka e cila i humbi të gjithë anëtarët përveç vajzës Amserës. Ajo atë ditë humbi dy prindërit dhe vëllanë dy vjeçar derisa u shpëtua nga Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Sipas banorëve, Amsera tani jeton në Itali te disa të afërm të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat