KEK rikthen 100% të kapacitetit prodhues

Kosova

KEK rikthen 100% të kapacitetit prodhues

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 19:06
Termocentrali

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka kthyer në prodhim edhe “Bllokun A5” të Termocentralit “Kosova A” në prag të 1-vjetorit të Pavarësisë.

Sipas komunikatës, aktualisht Korporata është duke operuar me 100 % të kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike sipas Bilancit energjetik të aprovuar nga MZHE.

“Ashtu siç është premtuar nga fillimi, edhe në takimet me kryeministrin e vendit, z. Ramush Haradinaj dhe zyrtarët tjerë të institucioneve, të gjitha parashikimet janë realizuar në një afat rekord pas arritjes së marrëveshjes dhe zhbllokimit të procesit të zhvendosjes së banorëve nga zonat e Hadës dhe Shipitullës”, thuhet në komunikatë.

Theksohet se të gjithë punëtorët e KEK-ut, nga menaxhmenti, punëtorët e termocentraleve dhe ata të mihjeve kanë punuar intensivisht që të arrihet një stabilitet maksimal dhe të kthehen në funksion të gjitha njësit prodhuese para ditëve të festave të 10 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Po ashtu edhe të gjitha njësitë gjeneruese në terren, në mihje janë duke punuar me një dinamik dhe intensitet të shtuar për të kompensuar rezervat e shpenzuara gjatë kohës sa kishte bllokadë si pasoj e vonesave në shpronësime.

Varësisht nga konsumi në vend dhe kërkesat nga operatoret në treg, KEK-u ka në dispozicion kapacitete prodhuese të energjisë deri në 780 MW/h.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat