Arifi: Qeveria do t’i marrë të gjitha obligimet që i takojnë për vendosjen e flamurit - Bota Sot
Arifi: Qeveria do t’i marrë të gjitha obligimet që i takojnë për vendosjen e flamurit

Kosova

E shtunë, 18 gusht 2018

Arifi: Qeveria do t’i marrë të gjitha obligimet që i takojnë për vendosjen e flamurit

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 18:46
Avni Arifi

Vendosja e flamurit të Kosovës te ‘rrethi’ i Prishtinës ka shkaktuar reagime nga më të ndryshmet.

Mospajtime rreth vendosjes së flamurit ka ndërmjet qeverisë dhe komunës së Prishtinës.

Duke mos dashur t’i komentojë deklaratat e të parit të Prishtinës, Shpend Ahmetit, shefi i Kabinetit Haradinaj, Avni Arifi ka thënë se Qeveria do të marrë të gjitha obligimet që i takojnë.

“Nuk kisha dashtë që të komentoj deklaratat e Shpend Ahmetit, por në këtë jubile qeveria do të marrë të gjitha obligimet që i takojnë pa asnjë mëdyshje. Shtyllën te rrethi e ka vendosë së pari një kompani private e cila ka marrë leje nga komuna dhe e ka vendos pastaj flamurin. Kur ka ardhë VV shtizën e ka leju ndërsa flamurin e ka ndrru”, ka thënë Arifi

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti deklaroi mbrëmë se vendosja e flamurit në raste të festave zyrtare nuk është detyrë e tij por e kryeministrit.

Ndërsa në një përgjigje nga Qeveria e Kosovës për lajmi.net është thënë se menaxhimi i hapësirave publike në kryeqytet bëhet nga Komuna e Prishtinës.

“Në vitin 2014-të, Kryetari i Prishtinës e ka vendosur flamurin e Shqipërisë në hapësirën të cilën ju po pyesni. Nëse i është referuar një ligji për vendosjen e flamurit të Kosovës në po këtë hapësirë, atëherë le të na tregon Komuna e Prishtinës se me cilin ligj e ka vendosur flamurin e Shqipërisë dhe ne me po të njëjtin ligj po e vendosim flamurin e Kosovës”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test