Ismet Beqiri, Shpend Ahmetit: Mos u korit, unë 50 flamura do t’i vendosja!

Kosova

Ismet Beqiri, Shpend Ahmetit: Mos u korit, unë 50 flamura do t’i vendosja!

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 13:55
Ismet Beqiri dhe Shpend Ahmeti

Tema e vendosjes së flamurit të Kosovës te rrethi në hyrje të Prishtinës është diskutuar me të madhe kohëve të fundit. Por këtë çështje e ka komentuar edhe Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri.

Ai përmes një statusi në Facebook ka thënë disa fjalë për mos-vendosjen e Flamurit te rrethi në kryeqytet.

Beqiri thotë se  është e drejtë, kompetencë dhe përgjegjësi e plotë e Kryetarit të Komunës që të respektohen simbolet e shtetit.

Me këtë rast, Beqiri ka theksuar se po të ishte ky në vend të Ahmetit do t’i vendoste 50 flamura nëse do të ishte nevoja.

Postimi i plotë:

Miq të nderuar

Disa fjalë për mosvendosjen e Flamurit të Republikës së Kosovës te rrethi në Prishtinë

Është tërësisht e paqëndrueshme,e papranueshme,ligësi dhe e dënueshme me thënë ate që u tha për vendosjen gjegjësisht mosvendosjen e Flamurit shtetëror te rrethi në Kryeqytetin tonë..

Është e drejtë,kompetencë dhe përgjegjësi e plotë e Komunës dhe Kryetarit.

Edhe ajo pjesë është Prishtinë,menaxhohet nga Komuna.

Problemi është se duhet me dasht dhe respektuar Prishtinën,Kosovën,simbolet e shtetit.

Mos vono,vendose Flamurin se po koritesh…vendose sepse në të kundërten duhet te japni pergjegjesi për mos respektim të simbolit shtetëror.

Jo një,por 50 do ti vendosja po të duhej.

Jeni ose nuk jeni Kryetar,nuk mundeni edhe njëren edhe tjetren…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat