U mbajt mbledhja e parë e Këshillit të Drejtorëve të Komunës së Malishevës

Kosova

U mbajt mbledhja e parë e Këshillit të Drejtorëve të Komunës së Malishevës

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 11:57
Ragip Begaj me drejtorët e Komunës së Malishevës

Sot, nën drejtimin e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, është mbajtur mbledhja e parë e Këshillit të Drejtorëve, pas emërimit të drejtorëve të drejtorive komunale. Në këtë mbledhje, kryetari Begaj, është njoftuar nga drejtorët me punën e tyre në javën e parë dhe planifikimin e aktiviteteve të tyre, për këtë vit, si dhe ka kërkuar angazhim maksimal, në realizimin e projekteve dhe planeve komunale, në mënyrë që të mos shkaktohen vonesa në realizimin e planifikimeve të qeverisë komunale.

Përndryshe, të gjithë drejtorët kanë raportuar për aktivitetet e tyre në javën e parë të punës, si dhe për planifikimet për javën në vijim, si dhe planifikim vjetor të drejtorive që ata drejtojnë. Drejtorët komunal, u zotuan për përmbushje të obligimeve të dhe detyrave që kanë marrë.

Përndryshe, në këtë mbledhje, u diskutua edhe për aktivitetet që janë duke u zhvilluar në kuadër të shënimeve, për dhjetë vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Sipas kryetarit të Këshillit Organizativ dhe njëherit nënkryetar i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, aktivitetet janë planifikuar dhe po mbahen, duke u bazuar në agjendën shtetërore për shënimin e dhjetë vjetorit të parë të shtetësisë së Republikës së Kosovës.

Ndërsa drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Besartë Kryeziu-Ramaj, ka bërë të ditur se kanë filluar dhe janë duke zhvilluar disa nga aktivitetet e planifikuara me rastin e shënimit të dhjetë vjetorit të Pavarësisë,  në kulturë e sport, ndërsa më 17 shkurt, do të mbahen aktivitetet tjera të planifikuara. Po ashtu edhe drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi, tha se në shkollat e Komunës së Malishevës, janë duke u zhvilluar aktivitet e përcaktuara sipas agjendës shtetërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat