Vazhdon shënimi i përvjetorit të pavarësisë

Kosova

Vazhdon shënimi i përvjetorit të pavarësisë

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 09:47
Pavaresia

Edhe sot me disa aktivitete po vazhdon shënimi i përvjetorit të dhjetë të pavarësisë së Kosovës.

Në kuadër të shënimit të këtij përvjetori sot në Kosovë po qëndron presidenti i Sllovenisë.

Kurse, pasdite Federata e Volejbollit e Kosovës (FVK) organizon një aktivitet për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Kolegjin AAB, kurse, bar “Cup of Tea” falënderon Slloveninë me simbole, muzikë dhe art.

Po ashtu, në kinemanë ABC, shfaqet filmi “Home Sweet Home”. E nga ora 20:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”, nis koncerti për 10-vjetorin e pavarësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat