Aksident zingjiror në Korroticë të Drenasit

Kosova

Aksident zingjiror në Korroticë të Drenasit

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 16:32
Dëshmitarët thonë se aksidenti ka ndodhur për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë me kushtet atmosferike.

Një aksident ka ndodhur në mes katër automjeteve në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit, ku si pasojë janë lënduar disa persona.

Kështu thonë dëshmitarët të cilët kanë dërguar edhe një video nga aksidenti. Si pasojw e aksidentit janë shkaktuar kolona deri në katër kilometra.

Dëshmitarët thonë se aksidenti ka ndodhur për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë me kushtet atmosferike. Të parët që janë aksidentuar janë një veturë dhe një furgon, kurse më pas janë përfshirë edhe dy vetura tjera.

Në vendin e ngjarjes kanë dal policia, ndërkohë, sipas dëshmitarëve të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas.

Media ka tentuar të marrë më shumë informata nga zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti, por kontakti me të nuk ishte i mundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat