MASHT kërkon ndërprerjen e mësimit për nxënësit me grip, në një shkollë në Prishtinë mungojnë 75 nxënës

Kosova

MASHT kërkon ndërprerjen e mësimit për nxënësit me grip, në një shkollë në Prishtinë mungojnë 75 nxënës

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 11:50
Foto ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHP) ka shpall epideminë e gripit sezonal nga ku ka rekomanduar Ministrinë e Arsimit që të udhëzojë shkollat që fëmijët e prekur më grip të ndalën në shtëpi. Menjëherë pas kësaj, MASHT-i ka ndërmarrë hapa.

Në dy javët e fundit, një epidemi e gripit e ka përfshitë Kosovën. Më të prekurit janë fëmijët dhe të moshuarit. Gripi ka alarmuar edhe shkollat.

Lajmi.net ka mësuar që Ministria e Arsimit në bazë të një rekomandimi të IKSHP-së ka rekomanduar të gjitha institucionet edukativo arsimore që të përcjellin gjendjen e nxënësve, ata më shenja të gripit të mos shkojnë në shkollë. Numri i mungesë të nxënësve në shkollat e Prishtinës, për shkak të gripit është enorm. Mbi 70 nxënës po mungojnë në ditë në SHFMU “Xhemail Mustafa” në Prishtinë.

“E kemi marrë edhe atë urdhëresë të MASHT, por komuna e Prishtinës ka dy javë që na ka urdhëruar që të përcjellim ankesat e nxënësve. Përafërsisht që dy javë në shkollë mungojnë prej 70 deri në 75 nxënës që nuk është e zakonshme për statistikat tona. Ne mbajmë statika, dhe më herët kanë munguar maksimumi 20 nxënës. Në shkollën tonë janë 1200 nxënës. Këto mungesa kanë të bëjnë me përhapjen e gripit, pasi ne çdo herë ua thërrasim prindërit nxënësve dhe po shohim që ata po mungojnë për këtë arsyeje”, tha Shpresa Shala, drejtoreshë në SHFMU “Xhemail Mustafa” në Prishtinë

Ndërkaq, Skënder Llalloshi, drejtor në SHFMU “Gjergj Fishta” në Prishtinë tha se, shkolla e tyre numëron rreth 1065 nxënës dhe se kohëve të fundit është rritur numri i mungesave për shkak të gripit. “Në këto dhjetë ditët e fundit ka mungesa shumë më të theksuara. Minimumi i nxënësve që mungojnë është 32, ndërsa maksimumi 38 ka qenë”, i tha lajmi.net, drejtori Llalloshi.

Media e posedon një shkresë të MASHT e cila i është dërguar të gjitha drejtorive komunale të Kosovës, ku i ka njoftuar lidhur me epideminë e gripit sezonal dhe masat që duhet të ndërmerren.

“Të nderuar drejtor. Bazuar në shkresën e IKSHPK -së të datës 8.02.2018 për situatën aktuale epidiomilogjike në Kosovë, në veçanti të problematikës së masave parandaluese të gripit sezonal, IKSHPK ka konstatuar se kemi epidemi të gripit sezonal dhe duhet të vazhdohet edhe për një kohë më përcjelljen e mungesave të nxënësve në shkolla më qëllim të parandalimit të gripit. Prandaj, MASHT bazuar në këto rekomandime, sugjeron të gjithë përgjegjësit e institucioneve arsimore që: Të gjithë fëmijët më simptoma dhe shenja të gripit ( temperaturë e lartë, rrjedhje të hundëve, dhembje fyti, kollë, barkqitje dhe vjellje, dhembje koke-barku e muskujsh), ti shmangën kontaktit më fëmijët e shëndoshë dhe të qëndrojnë në shtëpi duke iu përmjaltur rekomandimit të mjekut”, thuhet në këtë sugjerim të MASHT për institucionet edukative arsimore në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, para pakë ditëve ka informuar se gjatë javës së pestë të vitit 2018, në Kosovë janë raportuar 6.451 raste të gripit (Incidenca=353,7 /100.000), që paraqet rritje prej 55.5% krahasuar me javën e kaluar, derisa krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka rritje të numrit të përgjithshëm të rasteve.

Në bazë të situatës aktuale, Instituti Kombëtar konstaton se kemi të bëjmë me epidemi të gripit sezonal.

“Rekomandojmë që Ministrin e MASHT që të njohtojnë të gjitha institucionet parashkollore, fillore dhe të mesme (publike dhe private) se të gjithë fëmijët dhe nxënësit me shenja dhe simptoma të gripit (Temperaturë e lartë, lodhje, rrjedhje të hundëve, dhimbje fyti, kollë, barkqitje dhe vjellje, dhimbje koke, barku e muskujsh) t’i shmangen kontaktit me nxënës të shëndoshë dhe të qëndrojnë në shtëpi duke iu përmbajtur rekomandimeve të mjekut”, thuhet ndër të tjra në komunikatën e IKSHP-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat