Ky është nxënësi nga Suhareka që vdiq dje në shkollë

Kosova

Ky është nxënësi nga Suhareka që vdiq dje në shkollë

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 19:39
Ledian Sopaj

Një nxënës i Gjimnazit ”Jeta e Re” në Suharekë ka nderuar jetë të premten rreth orës 17:55 minuta.

Sot në ora 16:00 i është dhënë lamtumira e fundit nxënësit Ledian Sopaj, i cili vdiq gjatë ditës së premten.

Polica e Kosovës në rajonin e Prizrenit ka treguar për rastin, ku edhe e ka cilësuar si vdekje të dyshimit.

“Një nxënës i Gjimnazit ”Jeta e Re” në Suharekë, përderisa ka qenë në orë të mësimit nuk është ndier mirë me shëndet dhe me ndihmën e një shoku, në këmbë kanë shkuar në Shtëpinë e Shëndetit ku i është dhënë ndihmë mjekësore dhe me urgjencë është nisur për në Spitalin Rajonal në Prizren”, thuhej në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat