KDI: Transparenca e komunave shënon rritje

Kosova

KDI: Transparenca e komunave shënon rritje

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 14:12
KDI

Instituti Demokratik i Kosovës përmes një komuikate për media ka bërë të ditur se ka publikuar “Transparometrin Komunal” si instrument i matjes dhe krahasimit të transparencës në gjashtë komunat e regjionit të Prizrenit (Prizren, Suharekë, Rahovec, Malishevë, Dragash dhe Mamushë).

Naim Cahani nga KDI, bëri të ditur se matja e transparencës së komunave është realizuar përmes një indeksi i cili përbëhet nga 44 indikatorë matës të transparencës komunale që është i bazuar në katër shtylla të vlerësimit: transparenca në zyrën e Kryetari/es, Kuvendin e Komunës, financat komunale si dhe transparencën në konsultim me publikun. Secila nga katër shtyllat përmban gjithsej 11 indikatorë. 

“Në bazë të gjeturave të të këtij indeksi të matur për periudhën janar-dhjetor 2017, del se Komuna e Rahovecit ka qenë komuna me transparencën më të madhe nga gjatë komunat e matura me 84.2 % të transparencës. 

Pastaj radhiten Komuna e Malishevës (77.4 % të transparencës), Komuna e Prizrenit (67.1% të transparencës), Komuna e Suharekës (65.7 % të transparencës), Komuna e Dragashit (62.9 % të transparencës) dhe Komuna e Mamushës me (27.8 % të transparencës)”, ka thënë ai. Krahasuar me vitin 2016 ai bënë të ditur se komunat kanë shënuar rritje të ndjeshme të transparencës. Kurse Gentian Kryeziu nga KDI, prezantoi të gjeturat e tjera duke bërë të ditur se  komuna e Rahovecit prinë me transparencë në shtyllën e Zyrës së Kryetarit/es,  ku nga 35 pikët e mundshme është vlerësuar më 31.3 pikë, ajo e Malishevës me 29.7 pikë , komuna e Prizrenit me 20.0 pikë , komuna e Suharekës me 18.7 pikë,  komuna e Dragashit me 15.0 pikë si dhe komuna e Mamushës me 4.3 pikë. 

Sipas tij, komuna e Suharekës shënoi transparencën më të madhe në shtyllën e Kuvendit të Komunës ku nga 35 pikët e mundshme është vlerësuar me 32.0 pikë, pastaj komuna e Rahovecit me 31.0 pikë, komuna e Dragashit me  28.0 pikë,  ajo e Malishevës me 27.3 pikë, komuna e Prizrenit me 23.0 pikë, dhe më së paku transparente në këtë shtyllë  del të jetë komuna e Mamushës me 12.0 pikë. 

Gjithashtu, theksoi se edhe në shtyllën e financave komunale, komuna më transparente në këtë rrafsh është treguar ajo e Rahovecit, ku nga 35 pikët e mundshme, kjo komunë është vlerësuar më 32.3 pikë, e pasuar nga komuna e Prizrenit me 27.7 pikë, pastaj komuna e Dragashit me 26.7 pikë, komuna e Malishevës me 25.0 pikë, komuna e Suharekës me 20.0 pikë, si dhe Komuna e Mamushës me 9.3 pikë. Në shtyllën e konsultimeve me publikun, ka thënë se komuna e Malishevës shënoi pikët më të mëdha duke u renditur si komunë e parë nga gjashtë komunat e targetuara në transparometrin komunal. Nga 35 pikët e mundshme, kjo komunë është vlerësuar me 26.3 pikë, e pasuar nga komuna e Rahovecit dhe Prizrenit me nga  23.3 pikë, komuna e Suharekës me 21.3 pikë, Komuna e Dragashit me 18.3 pikë si dhe Komuna e Mamushës me 13.3 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat