Bastisje në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan - Bota Sot
Bastisje në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan

Kosova

E mërkurë, 23 maj 2018

Bastisje në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 13:37
Pamje nga brenda e Qendrës Korrektuese në Lipjan

Policia ka kryer sot në mëngjes një bastisje në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan.

Një bastisje nga policia ka ndodhur sot në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan.

Lajmin për bastisjen e ka bërë të ditur për Kallxo zëdhënësja e Policisë Rajonale në Prishtinë Florie Ahmeti-Haziraj.

“Po mund të ju konfirmoj se rreth orës 7:00 policia ka bastisur Qendrën e Paraburgimit në Lipjan”, tha Ahmeti-Haziraj.

Ajo tregoi se bastisja në qendër ka ndodhur me urdhër të gjykatës.

“Bastisja ka ardhur pas një urdhri të Gjykatës Themelore të Prishtinës”, tha ajo.

Kallxo ka kontaktuar edhe drejtorin e burgjeve Sokol Zogajn, i cili tha se bastisja është kryer por nuk është hasur në asgjë të pazakontë.

“Bastisja është kryer nga ana e policisë i cili ka qenë më urdhër te gjykatës. Nuk është gjetur asgjë”, tha Zogaj.

Ahmeti-Haziraj tregoi se “bastisja ka përfunduar në orën 9:00”, duke mos dhënë detaje tjera.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test