NISMA Socialdemokrate do të themelon Nëndegët në Rastovicë dhe në Llukë të Ulët

Kosova

NISMA Socialdemokrate do të themelon Nëndegët në Rastovicë dhe në Llukë të Ulët

Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 10:48
Nisma Socialdemokrate

Zyra për Informim e Nisma Socialdemokrate dega në Deçan, njofton së sot me 04 shkurt 2018, me fillim në ora 14:00, do të zhvillohen Kuvendet e I-ra për themelimin e Nëndegëve të Nisma Socialdemokrate në fshatin Rastovicë dhe Llukë e Ulët.

Në këto kuvendet themelues, përveç Shkodran Imeraj anëtar i Kryesisë Qendrore të Nisma Socialdemokrate dhe i ngarkuar kryetar për themelimin e Degës së NSD-së në Deçan,  do të marrin pjesë edhe Enver Hoti sekretar Organizativ i NSD-së njëherit deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës si dhe Vesel Krasniqi po ashtu anëtar i Kryesisë Qendrore të NSD-së dhe njëherit zv.Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimi Rurale në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Nga këto kuvende themeluese, do të dalin strukturat drejtuese të Nëndegëve në Ratsovicë dhe Llukë e Ulët dhe do të zgjidhen delegatë për Kuvendin e I-rë të Degës së Nisma Socialdemokrate në Deçan.

Takimi mbahet në Deçan në ambientet e restorantit “Iliria”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat