Sundimi i ligjit, Norvegjia ndan përvojat me Kosovën

Kosova

Sundimi i ligjit, Norvegjia ndan përvojat me Kosovën

Më: 30 janar 2018 Në ora: 11:49
Flamur Sefaj në takim me Svein Eriksen

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti sot në takim Svein Eriksen nga Agjencia Shtetërore Norvegjeze për Menaxhim Publik, me të cilin bisedoi për bashkëpunimit ndërshtetëror në fushën e sigurisë.

Në këtë takim, ministri Sefaj tha se përfitimi i përvojës dhe ekspertizës norvegjeze për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Kosovës në fushat e menaxhimit të personelit të policisë, si dhe modelet e luftimit të terrorizmit dhe radikalizmit janë më shumë interes për institucionet e sigurisë së Kosovës.

Ndërsa, Svein Eriksen nga Agjencia Shtetërore Norvegjeze për Menaxhim Publik shprehu gatishmërinë e tij të plotë që përvojat e Norvegjisë në fushën e sundimit të ligjit dhe luftimit të terrorizmit dhe radikalizmit të dhunshëm të barten tek institucionet e Kosovës.

Sefaj dhe Eriksen u pajtuan për të shqyrtuar modalitetet e bashkëpunimit praktik përmes ndërmarrjes se një analize të gjendjes aktuale, si dhe diskutimit të një plani të mundshëm në funksion të rishikimit funksional dhe aspekteve për ngritje të kapaciteteve në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat