Përfaqësues të Ambasadës së Britanisë së Madhe qëndruan në Klinë

Kosova

Përfaqësues të Ambasadës së Britanisë së Madhe qëndruan në Klinë

Më: 26 janar 2018 Në ora: 16:12
Pamje nga takimi

Shefi i Seksionit të Demokratizimit dhe Sundimit të Ligjit në Ambasadën e Britanisë së Madhe në Kosovë, Samuel Paice, ka vizituar sot Komunën e Klinës, ku janë pritur nga kryetari i Komunës, Zenun Elezaj dhe nënkryetari Besim Hoti. Gjendja e përgjithshme në Klinë, zhvillimi ekonomik dhe siguria, kanë qenë temat kryesore që janë diskutuar në këtë takim. Përfaqësuesi anglez, është interesuar të dijë më shumë për Klinën, shkallën e papunësisë, zhvillimin ekonomik dhe investimet në këtë komunë.

Kryetari Elezaj, e ka njoftuar Samuel Paice, se Klina ka një potencial të mirë për zhvillimin e bujqësisë, ka rezerva të shumta nëntokësore dhe pozitë të mirë gjeografike për zhvillimin e turizmit. Elezaj, tregoi një letërnjoftim të shkurtër të Klinës dhe tha se bujqësia është pjesa më e rëndësishme për zhvillimin e Klinës dhe pushteti lokal dhe ai qendror janë duke i stimuluar fermerët me subvencione për të ndihmuar në zhvillimin sa më të madh në këtë fushë. “ Planifikojmë ta rrisim buxhetin mbi 200 mijë euro për bujqësi për t'i motivuar dhe ndihmuar fermerët që të merren sa më shumë me bujqësi”, ka thënë Elezaj. Sipas tij, Klina dikur ka pasur një gjigand të madh “ Boksitet e Kosovës”, e cila para luftës ka pasur mbi 600 të punësuar, ndërkohë që tash akoma nuk është privatizuar dhe se përpjekjet e qeverisë lokale në bashkëpunim me Qeverinë, janë që kjo Kompani të shpallet Zonë e Interesit dhe të trajtohet me ligj sikurse “Trepça”. “ Mos funksionimi i kësaj Kompanie dhe disa të tjera, ka bërë që të kemi një shkalle të madhe të papunësisë. Pa një ekonomi të zhvilluar nuk mund të ketë të ardhme të mirë. Si qeverisje lokale, jemi të përkushtuar që të krijojmë një ambient sa më të volitshëm për investime, që do të ndikonte në zbutjen e papunësisë”, ka thënë Elezaj.

Samuel Paice, pohoi se ata që duhet të investojnë të parët në këtë vend janë biznesmenët kosovarë që gjenden në botën e jashtme për të joshur edhe ata të jashtëm. Ai është interesuar edhe për konsolidimin e organeve komunale të qeverisë së re, kthimin dhe rrjedhat tjera në këtë Komunë.

Ndër të tjera, Paice, njoftoi se Ambasada Britanike ofron bursa për studime 1- vjeçar - master, në ndonjë Universitet të Anglisë për të gjitha drejtimet, përveç mjekësisë dhe ftoi edhe klinasit të aplikojnë për këtë. “ Të gjitha shpenzimet janë të Qeverisë së Anglisë”, ka thënë ai.?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat