Kompania gjermane e interesuar të investojë në Kosovë

Kosova

Kompania gjermane e interesuar të investojë në Kosovë

Më: 26 janar 2018 Në ora: 15:51
Faruk Nura ka pritur një delegacion nga kompania “Turkec”, me seli në Gjermani

Zëvendësministri i Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Faruk Nura, ka pritur një delegacion nga kompania “Turkec”, me seli në Gjermani, njofton kumtesa ministrore.

Zëvendësministri Nura ka mirëpritur interesimin e investitorëve dhe ka sqaruar para tyre lehtësirat që ka ndërmarrë Qeveria e Republikës së Kosovës në segmentin e investimeve strategjike.

“Qeveria e Kosovës u ka hapur rrugë investimeve, së fundi me vendimet dhe lehtësirat që po ndërmerr në këtë fushë. Në kabinetin e zv. kryeministrit Gashi, interesimi i investitorëve është i përditshëm dhe jeni të mirëseardhur”,  ka thënë me këtë rast zv. ministri Nura.

Kompania “Turkec” merret me projekte të ndryshme, si ato të fushës së mbeturinave, ujit e energjisë së ripërtëritshme.

Investimet e kësaj kompanie në vende të ndryshme të botës kapin vlerën e qindra-miliona eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat