Në Klinikën e Syve u krye operacioni i parë nga kirurgjia vitreoretinale

Kosova

Në Klinikën e Syve u krye operacioni i parë nga kirurgjia vitreoretinale

Më: 26 janar 2018 Në ora: 13:25
Pamje nga operimi

Në Klinikën e Syve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për herë të parë janë kryer peracione- intervenimet e para në sy nga kirurgjia vitreoretinale, ka njoftuar QKUK pwrmes njw komunikate pwr media.

Operacionet janë kryer nga dr. Xhevat Lumi, kirurg vitreoretinale, i cili punon dhe vepron në Lubjanë të Sllovenisë.  Kirurgu Lumi është asistuar nga specialistët  e Klinikës së  Syve.

Pas intervenimit të parë tek pacientja SH. P (1954) në Klinikën e Syve, dr. Lumi, shkurtimisht tha se ndërhyrja është kryer me sukses, pacienti nuk ka pasur komplikime dhe nuk beson  se nuk  do të ketë edhe në të ardhmen.   

Ndërkaq , dr. Florim Zejnullahu, drejtor i Klinikës së Syve në QKUK , tha se ky është operacioni i parë dhe është historik për klinikën.  Ai falënderoj  doktorin ngaSllovenia. Sipas tij, ky është një sukses i madh. Dr. Zejnullahu tha se planifikohet të kemi bashkëpunim me të gjatë me doktorin dhe të bëhet edhe trajnimi i stafit që është i gatshëm për sfidat e radhës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat