Brezovicë, më vjen keq që të humbi vlera

Kosova

Brezovicë, më vjen keq që të humbi vlera

Më: 21 janar 2018 Në ora: 17:01
Dafina Gashi

U zgjova për tu nisur drejt rrugëve të pushimit.

Isha e gatshme t? kënaqesha por për çudi kisha një ndjenj? që ndikonte në disponimin tim.

U nisëm së bashku me lutjet për të mbërritur mirë në atë vend të largët që e quajm “Brezovicë”.

Mbërritëm dhe filluam të kalojmë momente të bukura...!

Kaluan 7 orë duke kaluar momentet e bukura që i ëndërruam të gjithë pas shumë obligimeve që n’a i sjell jeta.
Sa shumë borë që binte...

Dhe erdhi koha që t’a linim buzëqeshjen në mes maleve të mbuluara me dëborë...

U nisëm drejt autobusëve që prisnin shumë shpirtëra për t’i mbajtur në përgjegj?sinë e tyre.

Nuk e di pse ndodhi...por askush nga ne nuk kishte forcë .Nuk e di ku ishte arsyeja por mendonim që e kishim nga lodhja.

Filluam udhëtimin por pas 2minutash diqka nuk shkonte.

Rrugët ishin ngrirë dhe automjetet rrëshqitnin duke u ndeshur me njëri tjetrin.

Të gjithë gjetëm forcën për tu frikësuar...

shoferët ishin edhe më keq se ne pasiqë shpirtërat tanë përpos që ishin në dorën e Zotit ,ata ishin edhe në përgjegjësinë e tyre.

Filluan të dëgjoheshin britma nga disa studentë,qarje dhe mbi te gjitha frikë.

Nuk shkonte asgjë mirë mandej edhe shpresat për përmirësim të gjendjes ishin shuar.

Morëm vendimin të bënim rrugë në këmbë pasiqë kjo ishte e vetmja zgjidhje që na kishtë mbetur.

Filluam rrugën për 3 orë pa ndërprerë,në shoqërimin e një hëne me dritën e zbehur,me dëborën dhe të ftohtin që na ngriu trupin ,me akullin që n’a solli në këtë gjendje dhe me frikën se kur do ishim edhe më të rrezikuar nga lisat e malit qe ishim duke i’a shkelur rrugën.

Pas 3 ore rrugë dolëm në një kryqëzim rrugësh ku u ballafaquam me policë që flisnin gjuhën serbe ,të cilët n’a ndaluan për të mos hecur më.

Shumë trupa morën sëmundje serioze në grupin e të cilëve isha edhe unë.

Policët n’a morën në makinat e tyre që kishin ndezur alarmet për raste urgjente.

N’a dërguan në një emergjencë ...

Më futën në dhomën e kontrrollimit dhe më pyesnin shumë gjëra në gjuhën serbe,unë vetëm i shikoja me inat.

Shkuan për të marrur ilaqet që donin të m’i sjellnin por kur më lanë të vetme për disa sekonda,unë i’a mbatha me shpejtësi jashtë.Dola nga ai vend që e konsideronin shërim ,që për mua ishte vend kriminelash që para një kohe më helmuan.Nuk doja ndihmën e tyre edhe nëse isha duke vdekur.

Dola me shpejtësi në rrugë dhe filluan disa meshkuj të më flisnin serbisht duke pasur një buzëqeshje provokuese.

O Zot i madh,a përsëri po sjell luftë dhune?-thashë me vete.

Ndoshta më dëgjoi Zoti fjalët brenda vetes dhe më ofroi ndihmën e kërkuar me orë të tëra.

Kaloi një autobus që kishte marrur për ndihmë shumë studentë.Iu luta të më merrnin por pa ua mbushur grushtin me të holla nuk u bërën të mëshirshëm.

Ishin shqiptarë dhe më shpëtuan nga vendi me trupat dhe gjuhën serbe...

O Zot?! A e merituam ne këtë gjë?

A ishim të detyruar të vuanim kështu?

Përse të kishim fat që të ishim në duart e njërëzve që dikur n’a bërën shpirtërat hir?!

Përse askush nga gjaku ynë nuk erdhi të n’a e kapte me dorën e shpëtimit?

Kosovë ku i ke “puntorët” e tu që t’janë ulur në karriget e tua dhe akoma t’janë pirë nga ajo ulëse?!

Ku i ke ata që me fjalë bërën shumë e veprat i kishin mes grushtave të futur në gjep.

Kosovë edhe sa kohë do të zgjasë kështu me ty,pa pasur mëshirë për ardhmërinë e atyre që para disa viteve këtë borë të bardh t’a njollosën me gjakun e tyre?!

Burrat të vdiçën në luftë Kosovë,ndërsa tani të kanë mbetur vetëm burrecat,prandaj ne vuajmë dhe e vetmja ndihmë është nga vetja.

Kosovë,pasha besën ty të mbanë gjallë vetëm Zoti se sa për njerëz ti kishe vdekur deri tash...!

Faleminderit Zot që me mëshirën tënde n’a dhurove edhe nga një shpirt të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat