Rama: Çdo gjë është gati për ushtrinë kurdo që merret vendimi politik

Kosova

Rama: Çdo gjë është gati për ushtrinë kurdo që merret vendimi politik

Më: 14 janar 2018 Në ora: 20:28
Rrahman Rama

Projektligji për ushtrinë do të dorëzohet në Qeveri në muajin prill, ndërsa FSK’ja është plotësisht e gatshme që t’i marrë kompetencat e ushtrisë.

Komandanti i FSK’së, Rrahman Rama, pret që për këtë çështje të merret edhe vendimi politik.

‘Ne e kemi vërtetu dhe e kemi dëshmu që si Forcë jemi të gatshëm kurdo që të merret vendimi politik që ne të fillojmë ato planet tona që i kemi ndërtu bashkërisht me partnerët tanë”, tha Rama për televizionin 21.

Gjenerali Rama thotë se në momentin që të merret vendimi për transformim të FSK’së në Forca të Armatosura nevojitet buxhet shtesë prej 5.5 milionë euro.

Për t’i hapur rrugë ushtrisë pro-ndryshimeve kushtetuese duhet të votojnë edhe 2/3 e deutetëve të komuniteteve jo shumicë përfshirë edhe deputetët e Listës Serbe. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat