Mjegull, shi e borë – ky është moti gjatë javës në Kosovë

Kosova

Mjegull, shi e borë – ky është moti gjatë javës në Kosovë

Më: 14 janar 2018 Në ora: 15:54
Ilustrim

Gjatë pesë ditëve të javës Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me reshje shiu dhe bore, kurse në viset malore me lartësi mbidetare mbi 750m do të ketë vetëm reshje bore.

Mjegulla do të shfaqet vetëm nëpër disa territore të kufizuara, kryesisht ultësira dhe rrëzë maleve.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 3-9 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja dhe herë –herë nga verilindja me shpejtësi maksimale deri 11m/s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat