Krimineli serb që iu refuzua viza nga SHBA thotë se ka qenë pjesëmarrës i “luftës heroike në Kosovë”

Kosova

Krimineli serb që iu refuzua viza nga SHBA thotë se ka qenë pjesëmarrës i “luftës heroike në Kosovë”

Më: 11 janar 2018 Në ora: 16:34
Lubisha Dikoviq

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Lubisha Dikoviq, ka deklaruar sot se “ka qenë pjesëmarrës i luftës heroike në Kosovë”. Por ai i ka hedhur poshtë pohimet të ketë urdhëruar ose të ketë bërë krime në Kosovë.

Dikoviq ka qëndruar sot në atë që në medie serbe quhet Dhoma përkujtuese e serbëve të kidnapuar e të zhdukur në Kosovë.

Sipas tij, tri të katërtat e rrëmbimeve të serbëve në Kosovë kanë ndodhur pas vendosjes së forcave ndërkombëtare.

“Po me përmendin e po më quajnë kriminel, ndërsa ata që kanë bërë krime ende nuk janë vënë para drejtësisë”, tha ai.

Fondi për të Drejtën Humanitare kohë më parë kishte pohuar se ka dokumente që dëshmojnë se shefi aktual i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Lubisha Dikoviq, është përgjegjës për krime në fshatrat Rezallë e Çikatovë e Vjetër si dhe për fshehjen e trupave në varrezën masive në Rashkë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat