Pas dorëheqjes së Qëndron Kastratit, vjen reagimi i Degës së VV’së në Dardanë

Kosova

Pas dorëheqjes së Qëndron Kastratit, vjen reagimi i Degës së VV’së në Dardanë

Më: 11 janar 2018 Në ora: 06:32
Qëndron Kastrati

Lëvizja Vetëvendosje, dega në Dardanë ka reaguar pas dorëheqjes së Qëndron Kastratit nga organet drejtuese të kësaj partie.

VV në një komunikatë ka thënë se fituan në Dardanë si rezultat i punës së palodhshme dhe të vazhdueshme të strukturave dhe aktivistëve të partisë.

Vetëvendosje ka premtuar se do të përmbush projektet me të cilat garuan në zgjedhje brenda mandatit qeverisës, në bashkëpunim të ngushtë me kryesinë dhe kryetarin Kastrati.

Ja njoftimi i plotë i VV-së në Dardanë:

Pas dorëheqjes së Kryetarit të Komunës së Dardanës z. Qëndron Kastrati nga organet drejtuese të Lëvizjes VETEVENDOSJE, sot me datë 10.01.2018, Kryesia e Qendrës së LVV-së në Dardanë mbajti mbledhjen e radhës dhe diskutoj me shqetësim këtë situatë të krijuar.

Ne respektojmë qëndrimin individual të secilit aktivistë por nuk harrojmë përgjegjësitë që kemi marr nga besimi për qeverisjen katër vjeçare në komunë.

Projekti ynë i përbashkët në kuadër të LVV-së në Dardanë për qeverisje të mirë, transparente, reforma dhe zhvillim të komunës është dhe do të jetë në fokus të angazhimeve tona.

Nuk do të harrojmë se fitorja e LVV-së në Dardanë me Qëndronin Kryetar të Komunës është rezultat i punës së vazhdueshme dhe shumëvjeçare të strukturave dhe aktivistëve të saj.

Besojmë se projekti ynë fitues do të realizohet brenda mandatit tonë qeverisës por gjithnjë në bashkëpunim të ngushtë në mes të Kryesisë së LVV-së dhe Kryetarit të Komunës.

Dorëheqjet e ditëve të fundit nga LVV nuk ofrojnë zgjidhje për problemet e krijuara brenda organizatës sonë dhe ju garantojmë se nuk do të dorëhiqemi as nga sfidat që na dalin gjatë qeverisjes komunale.

Dardanë, më 10.01.2018 Kryesia e Qendrës së LVV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat