Cakolli: Papunësia shqetësimi kryesor i të rinjëve

Kosova

Cakolli: Papunësia shqetësimi kryesor i të rinjëve

Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 08:46
Eugen Cakolli

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka kryer hulumtimin e dytë të opinionit publik në mesin e votuesve të rinj nga mosha 18 deri 22 vjeçare lidhur me sjelljet, qëndrimet dhe preferencat e tyre politike.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), tha se kan137 zgjedhur këtë grupmoshë se çdo katër vite i shtohen listës së votuesve janë mbi 100 mijë.

“Hulumtimi është zhvilluar nga 1200 të rinj nga e gjithë Kosova. Anketa ka qenë e përbërë në tri pjesë. Pyetësori ka përmbajtur rreth 50 pyetje, ndërkaq raporti përfundimtar dhe krahasimi me vitin e kaluar do të publikohen gjatë muajit shkurt të vitit të ardhshëm”, tha Cakolli tah ai sot në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë”, të Radio Televizionit të Kosovës.

Sipas tij të rinjtë janë të interesuar më shumë për liberalizmin i vizave, shëndetësia. “Nga rezultatet që i kemi marr, tregon se problemet që të rinjtë i kanë nuk adresohen nga institucionet në Kosovë, qoftë në nivelin qendror e po ashtu edhe në nivelin qendror. Papunësia me 68.7%, liberalizimi i vizave me 61.9%, Shëndetësia me 57.1%, luftimi i korrupsionit me 50.2% dhe zhvillimi ekonomik 45%, paraqesin shqetësimet kryesore të të rinjve”, tha ai.

Cakolli ka bërë me dije se “13.7% e të anketuarve kanë deklaruar se Albin Kurti është politikan model për ata, i pasuar nga Ramush Haradinaj me 7.8%, Vjosa Osmani me 7.4%, Shpend Ahmeti me 7.3%, Hashim Thaçi me 7% dhe Kadri Veseli me 5.8%. Është edhe një numër tjetër i madh i personaliteteve që të rinjtë i kanë deklaruar, mirëpo në përqindje më të vogël”, ka bërë të ditur ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat