Rivotimi në Istog: Barten me makina private votuesit nga komunitetet

Kosova

Rivotimi në Istog: Barten me makina private votuesit nga komunitetet

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 15:42
ilustrim

Në fshatin Kovrage janë parë tri makina – një e tipit BMW, një tjetër Volkswagen – Glof dhe një Mercedes – duke bartur qytetarë drejt qendrave të votimit në Istog.

Bartja e qytetarëve ka ndodhur gjatë gjithë kohës në këtë pjesë.

Klan Kosova ka pyetur disa prej atyre që janë dërguar për të votuar, por ata kanë thënë se këtë po e bëjnë me qejf dhe askush nuk po i detyron.

Të dy kandidatët për kryetar, Haki Rugova i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Gani Dreshaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, nuk është se janë shprehur të jenë kundër një gjëje të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat