Kjo komunë e Kosovës nuk ka autobus urban

Kosova

Kjo komunë e Kosovës nuk ka autobus urban

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 23:51
ilustrim

Tash e një muaj, rrugëve të Novobërdës nuk është parë autobus.

Mungesa e këtij lloj transporti, iu ka shkaktuar telashe të mëdha banorëve të kësaj ane.

Disa kanë hallin e fëmijëve që po detyrohen të ecin me kilometra për të shkuar në shkollë e dikujt i duhet të gjejë forma të tjera për të udhëtuar.

Drejtoresha e Shërbimeve Publike në këtë komunë, Shefkie Mehmeti, tregoi se kjo nuk është hera e parë që kanë mungesë të autobusëve në Novobërdë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat