Franca e gatshme ta rrit përkrahjen ndaj Kosovës

Kosova

Franca e gatshme ta rrit përkrahjen ndaj Kosovës

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 14:53
Pamje nga takimi

Ministri i Financave Bedri Hamza priti sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert së bashku me delegacionin e Agjencisë Zhvillimore të Francës, të kryesuar nga menaxheri i vendeve të Ballkanit perëndimor Dominique Hautbergue, të cilët ofruan mbështetje në fushën e zhvillimit ekonomik dhe social për Kosovën.

Me këtë rast, ministri Bedri Hamza falënderoi për mbështetjen që shteti francez i ka dhënë deri më tani Kosovës, në drejtim të zhvillimit ekonomik dhe në përgjithësi shtet ndërtimit të Kosovës  dhe njëkohësisht ju uroj mirëseardhje për vizitën e parë të këtij delegacioni në Republikën e Kosovës.

Hamza e njoftoj delegacionin për stabilitetin makro fiskal, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, si dhe për politikat zhvillimore për sektorin privat, në veçanti duke pasur parasysh edhe përgatitjen e Buxhetit për vitin 2018.

Ai e informoi delegacionin e Francës, që përkundër zhvillimeve pozitive që kanë ndodhur në vendin tonë,  Kosova ka nevojë dhe kërkesa për mbështetje të mëtutjeshme në zhvillim të infrastrukturës dhe gjithashtu shprehi gatishmërinë që të ofrojë bashkëpunim të ngushtë të Ministrisë së Financave për Agjencinë Zhvillimore të Francës, në projekte që janë me prioritet për vendin tonë.

Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert falënderoi ministrin për pritjen dhe vlerësoi lartë të arriturat e Kosovës në stabilitetin makro fiskal dhe gjithashtu shprehu gatishmërinë për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve dhe pikërisht për këtë arsye sot delegacioni i Agjencisë Zhvillimore të Francës është prezent në Kosovë.

Ndërsa, menaxheri i Agjencisë Zhvillimore të Francës për vendet e Ballkanit perëndimor, Dominique Hautbergue duke vlerësuar situatën aktuale të qëndrueshme në Kosovë, ofroj mbështetje në fushën e zhvillimit ekonomik dhe social për Kosovën përmes fondeve të ndryshme me qëllim të rritjes së punësimit dhe ofrimit të ndihmës Kosovës në rrugën e  integrimit në Bashkimin Evropian.

Sipas një komunikate të MF-së, në fund të dy palët u pajtuan që të identifikohen projektet potenciale me prioritet për zhvillim të vendit tonë dhe të procedohen për implementim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat