Miratohet edhe projektligji mbi masat doganore për të drejtat e pronësisë intelektuale

Kosova

Miratohet edhe projektligji mbi masat doganore për të drejtat e pronësisë intelektuale

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 17:26
Kuvendi i Kosoves

Deputetët e Kuvendit kanë miratuar Projektligjin mbi masat doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale.

Ky projektligj mori 80 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Ministri i Financave Bedri Hamza, duke prezantuar projektligjin, tha se ky projektligj i shërben prioriteteve të Qeverisë dhe Ministrisë së Financave për të krijuar ambient të favorshëm për të bërë biznes në Kosovë.

Ndërsa, kryetari i komisionit për buxhet dhe financa Lumir Abdixhiku, theksoi se projektligji nuk paraqet buxhet shtesë për buxhetin e Kosovës. Ai tha se komisioni që ai udhëheq ka dhënë rekomandimin që të miratohet në lexim të parë ky projektligj. Këtë projektligj e kanë mbështetur të gjitha grupet parlamentare.

 Seanca është përmbyllur  ku nuk ka arritur që të votohet projektligji për buxhetin e vitit 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat