A do të hiqet taksa miellit të importuar nga Serbia - flet ministri

Kosova

A do të hiqet taksa miellit të importuar nga Serbia - flet ministri

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 23:28
ilustrim

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani thotë se Kosova nuk do të heq taksën për miellin e importuar nga Serbia, kështu ka deklaruar ministri i Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani duke iu kundërpërgjigjur  homolgut të tij serb Rasim Lajiq.

Lajiq kishte thënë se janë duke biseduar me autoritetet e Kosovës që kjo taksë të hiqet së shpejti.  Ai madje ka paralajmëruar edhe vendosjen e masave të reja për produktet të cilat vërehet se kanë çmime të dampuara.

“Unë ju  bëjë me dije se jo që nuk do të largohet kjo taksë por do të marrim edhe shumë  masa të tjera aty ku do shohim se dëmtohen prodhuesit tonë”, ka thënë Hasani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat