Premtohet mbështetje e mëtutjeshme nga Banka Botërore

Kosova

Premtohet mbështetje e mëtutjeshme nga Banka Botërore

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 16:31
Foto nga takimi

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Isni Kilaj ka pritur sot në takim një delegacion të Bankës Botërore në Kosovë, konkretisht Projektin e Sigurisë së Ujërave dhe Mbrojtjes së Kanalizimeve (VSCP), me ç’rast u vlerësua lart mbështetja e deritanishme e realizuar nëpërmjet fondeve të BB-së në Kosovë, dhe për fokusin e mbështetjes gjatë viteve të ardhshme.

Në takim u diskutua për të arriturat dhe sfidat në bujqësi në Kosovë, duke e vlerësuar atë si një nga sektorët që ka ndikuar dhe mund të ndikojë edhe më shumë në punësim dhe zhvillim ekonomik.

Kilaj tha se do të vazhdohet të punohet në realizimin e një studimi të fizibilitetit për ujitjen e tokave bujqësore në Kosovë dhe hartimin e realizimin e një projekti që do të siguronte mjaftueshëm ujë për ujitjen e tokave bujqësore.

Udhëheqësi i Ekipit të BB-së për VSCP, Pieter Waalewijn shprehu përkushtimin që të vazhdojë  mbështetja për sektorin dhe konkretisht të investojnë në zgjerimin e sistemit të ujitjes së tokave bujqësore, duke pasur parasysh ndikimin që do të kishte në prodhimtari dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat