Lekaj pret në takim kryetarin e Novobërdës, Ivanoviç

Kosova

Lekaj pret në takim kryetarin e Novobërdës, Ivanoviç

Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 12:11
Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, e ka pritur në një takim Kryetarin e Komunës së Novobërdës Svetislav Ivanovic. Fillimisht ministri Lekaj dhe kryetari Ivanoviç e uruan njëri tjetrin për zgjedhjen në postet përkatëse, ndërkohë që ministri Lekaj tha se të gjithë kryetarët e komunave do të jenë të trajtuar si të barabartë, pa marrë parasysh se cilit komunitet, apo regjion i takojnë ata.

“Fillimisht dua t’ju uroj për zgjedhjen tuaj edhe për një mandat në krye të Komunës së Novobërdës dhe më lejoni që të shpreh përkushtimin tonë si Ministri e Infrastrukturës që edhe në vitin në vijim t’ju përkrahim me aq sa na lejon bugjeti dhe mundësitë, por për një gjë të jeni të sigurtë se çdo projekt që e fillojmë edhe do ta përfundojmë”, tha ministri Lekaj.

Ndërkaq Kryetari i Novobërdës, Svetislav Ivanovic, e ka falenderuar ministrin Lekaj dhe e ka informuar atë rreth projekteve që kanë si komunë dhe ka kërkuar përkrahjen e ministrit në realizimin e projekteve kapitale që ka kjo komunë.

“Zoti Ministër fillimisht më lejoni që t’ju uroj për zgjedhjen tuaj në postin e Ministrit të Infrastrukturës dhe faleminderit për pritjen. Ne si komunë e decentralizuar kemi disa projekte që do të na nevoitet ndihma e ministrisë për t’i realizuar. Ndër projektet tona që ka rëndësi për qytetarët është edhe transporti humanitar, pra vazhdimi i këtij projekti dhe asfaltimi i disa rrugëve lokale”, tha Ivanovic.

Ministri Lekaj e ka siguruar kryetarin Ivanovic se do të jetë i hapur për bashkëpunim dhe se do të jenë gjithmonë të mirëseardhur, sepse vetëm kështu, nëpërmjet bashkëpunimit mund t’ju shërbehet më së miri qytetarëve të vendit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat