Skandaloze: Edhe i vdekuri Tafë Gjukaj ka votuar për Gani Dreshajn e AAK-së (Dokument)

Kosova

Skandaloze: Edhe i vdekuri Tafë Gjukaj ka votuar për Gani Dreshajn e AAK-së (Dokument)

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 20:04
Tafë Gjukaj

 Votat me kusht sidomos ato nga diaspora kanë rikthyer në Kosovë kohën kur votonin edhe të vdekurit apo kur qoheshin nga varri edhe të vdekurit dhe votonin për kandidatët e partive “të krahut të luftës” kryesisht të PDK-së.

Por,  duket se tash të vdekurit janë ngritur gna varri dhe kanë votuar për Gani Dreshajn, kandidatin e AAK-së për Istogun.

Sipas shëniemve që ka sigurar media, nga zyrtarët e Degës së LDK-së në Istog, përfeç serbëve e malazeve të gjallë, kanë votuar edhe disa shqiptarë të vdekur.

Një nga ata është edhe i ndjeri Gani Gjukaj.

Image

Siç shihet edhe në dokumentin e procesverbalit të votimit me kusht, Gani Gjukaj “ka votuar: nga Austria dhe ai ende “jeton” në adresën Gross Enzersdorf të Austrisë, në ndërkohë që familja e tij i ka ngritur varrin dhe pllakën e varrezës pas vdekjes së tij më 26.12.2012.

Sipas zyrtarëve të Degës së LDK-së ky nuk është rasti i vetëm dhe se ata do të kërkojnë anulimin e procesit zgjedhor ose anulimin e votive me kusht nga Serbia, Mali i Zi, Austria e vendet e tjera jashtë Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat