AAK fillon festën në Istog

Kosova

AAK fillon festën në Istog

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 19:10
Istog

Pas numrit të votave me kusht Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kthyer rezultatin në komunën e Istogut dhe tani kandidati i tyre, Gani Dreshaj, pritet të jetë kryetar i kësaj komune.

Në zgjedhjet e 19 nëntorit Haki Rugova kishte epërsi minimale ndaj Dreshajt, por pas numërimit të votave të personave me nevoja të veçanta, votave me postë dhe të tjera me kusht, rezultati është kthyer në favor të Dreshajt.

Për këtë, përkrahësit e AAK-së në Istog kanë dalur për të festuar në qendrën e qyteti.

Ndërsa nga LDK kanë thënë se nuk e pranojnë këtë rezultat, pasi votat janë manipuluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat